Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
...
Me kane humbur fjalet.
Kam thjesht mall ,asgje me shume.
Eshte zeri yt qe bredh neper mendjen time
dhe sme le te qete aspak.
Kur te humba ty kujtova se
zoti e kishte nje shkak.
Ndoshta gabohesha.
Ndoshta une besoj zotin e gabuar.
Ndoshta une dua njeriun e gabuar.
Ndoshta ... asgje , kam thjesht mall.
Do kaloj...
Ps: ... rruge te mbare.
Me ka marre malli aq shume sa me merret fryma kur peshperis emrin tend.
Eshte kjo ndjesi marramendese qe cjerr lekuren duke te kujtuar ty .
Thonjte e saj mbi lekure me marrin shpirtin pak nga pak dhe ne cdo puhize dhimbje lajtmotivi je ti.
Jo se po te akuzoj se me ben keq ,nuk kam dashur e nuk dua ta bej aspak.
Ajo qe me mua me vret eshte ndjenja qe nuk njeh cak.
Ty te kerkoj sa here malli me ben vizit megjithse keto kohet e fundit eshte trasferuar perfundimisht te une dhe jetojme ne simbioze bashke .
Keto dite pa ty kane nje trajte tjeter ,dihaten ne cdo moment jete dhe nje cast duket i gjate sa nje jete pa ty.
Po iki te dal te pi nje cigare ,po me merret fryma ,nuk arrij te shkruaj dot duke peshperitur emrin tend.
Eshte embelsi qe vret...
Ka kohe qe kam perqafuar vetmine,
harresa me ka pushtuar shpirtin
Jam munduar ti jap ngjyra mendimeve te largeta
per ti kthyer ne YLBERE SHPRESASH...
Edhe fjalet ne fyt me kan mbetur,
sepse asnje fjale s'e shpreh ate qe un ndjej....
Me ke mbetur ne shpirt, me je gdhendur ne zemer,
nuk me mjafton asgje, nuk me ploteson asgje.
Mundohem te mberthej ndjenjen shprese,
mundohem te te jetoj me shpirt e me zemer...por,
me vret kjo situate.
Te dua me shpirt por nuk jam shpirterore,
Te dua me zemer por ndjej nevojen te te kem prane fizikisht,
kam nevoje te shikoj ne thellesine e syve te tu kur te them te dua...
Kam nevoje per shtrengimin e duarve te tua kur te miat me dridhen si nje gjethe vjeshte nga emocionet.
Si t'ja bej?
Kam luftuar vite kunder kesaj ndjenje mekatare e kurr nuk arrita ta mposht!
Ja ku jam perseri,
mes mijera premtimesh,
oh sa keputur qe ndihem, kjo dashuri e ndaluar me ka asgjesuar,
me ka bere shpirt qe ecen mes njerezish pa e vene re ekzistencen e tyre.
Nuk besoja,
me te vertete nuk besoja qe pas kaq shume vitesh te jemi njesoj si diten qe u dashuruam, ti vazhdon te udhetosh shpirtin tim e un tendin...
Largesia duhej ta vriste kete ndjenje,
por ajo vret vetem dashurite e dobeta...
prandaj, nuk e besoj shprehjen e famshme "larg syve larg zemres"
E jona dashuri nuk ishte e dobet, ka mbijetuar e vazhdon te mbijetoje shtrengatat e jetes mizore edhe pse te ndare...
Tani,
e perqafuar pas vetmise time - nuk te kam e as nuk me ke!
Mirupafshim per sot, do t'me lexosh apo jo nuk jam e sigurt!!!
Pres per nje dite me te mire ose me te keqe, nuk e di...
Koha eshte vrasese njekohesisht sheruese....
Ditet e mia pa ty ... ah shpirti im sa me mungon
:shpulle :gjuajpc :shpulle :gjuajpc :shpulle :gjuajpc :shpulle :gjuajpc
:::::::::::::
.......... &
Ditet e mia pa Ty!
Shum te qeta,nuk me mungon fare,nuk te kujtoj asnjehere,sigurisht qe nuk te dashta!!!!!!!!(Sa mire t'i beshe qejf vetvetes):liri
Citim:
Po citoj ato që tha lulja_1
Ditet e mia pa Ty!
Shum te qeta,nuk me mungon fare,nuk te kujtoj asnjehere,sigurisht qe nuk te dashta!!!!!!!!(Sa mire t'i beshe qejf vetvetes):liri
Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
...Edhe TI, Lulja_1, e kesaj "familie" qenke!!!!??? Po qenken gjithe robt, te zhgenjyer ne jete, keto ketu ne kete Forum!!!!
Nuk lexon Njeriu nje Text qe te kete Lumturi,Kenaqesi etj. mbrenda por, vetem zhgenjime-zhgenjime dhe vetem zhgenjime!!!!
Dhe, pa dashur, pyes gjithmon vehten pastaj; Kush jane ato qe zhgenjejne, kur te gjithe dalin te zhgenjyer nga te tjeret!!!!?????
eeeeeeeeehhhhh, Bote e cuditshme!!!!
...................![]()
Citim:
Po citoj ato që tha lulja_1
jam as nuk po me zhgenjen kush as nuk po e zhgenjej kend!Une per momentin jam shum shum mire nuk me prish kush tymin e cigares!(Pasi nuk pij duhan fare)
![]()
Per une jam...
Patriot kjo teme quhet -Ditet e mia pa ty...
Kete teme e kam hapur dikur per nje dashuri te humbur dhe per ndjesine qe une kam ndier kur ajo nuk ishte pjese e diteve te mia.
Keshtu qe kjo tme eshte teme ne te cilin shkruhet per mallin dhe per gjendjen shpirterore qe kemi kur jemi larg personave qe duam dhe llogjikisht qe do lexosh gjera te trishtuara.
Nese shkon neper tema te tjera te nenforume te tjera ka shume tema ku mund te gjesh gjera me te kendshme.
Ne ditet e mia pa ty do te gjesh gjithmon trishtimin qe rrjedh mbi rreshta ose do te gjesh apatine si vese e mengjesit por sdo te gjesh kurre njerez te lumtur e flasin per njeriun qe an humbur ne nje menyre ose ne tjetren...
Gjithe te mirat miku im...
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 91 92 93 94 95 96 97 98 99 [100] 101 102 103 104 105 106 107 108 109 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.