Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Në një bodrum të shekullit njëzet
Diku në katin e mesëm fqinji im sa më sheh e hap
derën dhe nis ta pastrojë armën e ftohtë E fshin
dhe buzëqesh me një zë të veçantë që më së paku i
ngjan gazit të njeriut Kështu vepron gati çdo ditë
por unë e di kush ja ka dhënë atë armë
vdekjepruese
dhe në cilën çetë vrasësh do të rreshtohet
Vetëm nuk e di a e di i gjori se unë nuk kam të dre-
jtë të jetoj Shkruaj këtë tekst të dëshmoj se unë
rroj në një vend me emrin Kosova ku fëmijët as të
rriturit nuk dinë kur janë Kërshëndellat Viti i ri
apo ndonjë festë kombëtare
Në kokërr të shpinës shkruaj dhe lexoj yjet para
se të fiken në një bodrum të shekullit ẗnjëzet kur
po merr fund edhe bashkimi i Evropës së dresuar
Ndoshta më mirë është të veproj kështu se sa të
zbres në mes të gogolëve të cilët na kanë zënë t'ia
djegin bishtin vropës
Oh Evropë
si po dukesh
pa bisht
Ali Podrima
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.