Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Faccia a faccia (1967)
Regjisa: Sergio Sollima
Skenari: S. Sollima, Sergio Donati
Aktore: Gianmaria Volonte, Tomas Milian
Nje profesor terhiqet nga jeta publike dhe shkon te pushoje ne nje qyteze te larget. Ai eshte intelektual qee njeh mire historine, librat dhe miresjelljen. Aty merret peng nga nje bandit dhe te dy kalojne ditet bashke. Bota e banditit dhe profesorit fillojne te perzihen me njera tjetren. Banditi meson te mendoje per gjerat qe ben, ndersa profesori zbulon vleren e aksionit dhe dhunes. Teksa banditi rikrijon banden e dikurshme, profesori behet pjese e saj. Mendja dhe intelekti i tij hap horizonte te reja, banda fillon te kryeje grabitje inteligjente dhe strehohet ne nje fshat te vogel mes njerezish qe i duan.
Teksa banditi mbetet ne burg gjate nje grabitje, kryetar i bandes behet vete profesori, i cili kthehet ne organizator cinik i dhunes se bandave. Ai zbulon vleren e aksionit, armeve, dhe pushtetit. Tashme ka ndryshuar, ashtu sic ndryshon kryebanditi qe kthehet nga burgu i tjetersuar dhe i penduar per grabitjet e dikurshme.
Film interesant me muzike te Ennio Morricones. Ka plot dialogje qe te bejne te mendosh mbi dhunen dhe drejtesine. Pjese e ciklit spaghetti western, filmi behet i njohur ne gjithe boten. Dy aktoret jane nga me te zotet (Tomas Milian dhe G. Volonte).
Nje montazh i bukur me pamje nga filmi:
"Kjo eshte puna, te tejkalosh kufirin e dhunes individuale qe quhet krim, per te arritur tek dhuna masive, qe quhet histori"
Cfare eshte drejtesia? Nuk ekziston drejtesia qe kerkon. Eshte diçka qe fabrikon kur ke pushtetin, fuqine.
Nje analize ne anglisht:
http://www.youtube.com/watch?v=HepK...feature=related
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.