Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
na mori malli pleshte
Me mori malli kto dite pa ty pa te degjuar zerin,dhe pa te pare shpirti im...................
Ditet e mija pa ty!
Nje obligim me pake,Nje mendim me pake,sepse nuk me kujtohesh fare,eshte e kot vuajtja e njeanshme per ate dhe nuk vuaj aspak dhe Juve qe vuani ju them nuk ja vlen ,,Ta duash dikend e ai/ajo ta duaj veteveten",per ate jeta vazhdon edhe pa Ty!
E dashur ...
E di ,u lodhe nga monotonia kronike e qenies time
u merzite duke pertypur te njejtat poezi veteflijuese.
Tashme te mbetura jetime...
Jetime te vetevetes , te kesaj dashurie anakronike
te kesaj qenies time aq i afert dhe aq i larget me ty.
Me duket vetja si mendim abstrakt i ndonje filozofi te dehur
qe derdellit me goten e xhekun pa e kuptuar askush.
E di , ndoshta preh qenien tende nen nje tjeter perqafim
te tjera buze te peshperisin te tjera puthje qe sjan te miat
dhe oh per perendi ato buze te betohem dua ti vras
se jam xheloz edhe per hijen qe te ndjek nga pas.
E di , e di e dashura ime qe une nuk jam me askush per ty
e di i gjori une qe tashme sjam as pluhur ne jaken e xhaketes tende.
Por smund te bej ndryshe ,smund te vras kete ndjenje
nuk mundem , nuk kam guxim ,po po eshte e vertet kam frike
prandaj tu luta ,prandaj megjithse nuk doja te thashe ik...
E dashur ...
Po ushqehem me mall keto dite ,
me nga pak mall te hirte
pres qe ti te kthehesh ,kam nevoj per ty shpirt...
Ne Ditet e mia pa TY...
I dashur,
Nese te ka mbet gjekundi pak koh te me kujtosh;
Te mbyllesh syte e mendjes dhe me mua te vallezosh,
si dikur..., nen ritmin e shiut xheloz!!!
I dashur,
duke kenduar me frymen e shpirtit qe na la..,
kur u lame.., pse u lame?!
Nuk kishe force te rrembeje dashurine tende?
Nuk kishe force te luftoje me ujqerit e mi?!
Te njihja per te Dashur, me rrite plot Dashuri.
I dashur,
minutat tona te pritjes kane vdekur,
jane lenduar deri ne eshtrat e fundit ndjenjat e mia;
sepse Ti ike kur duhej te vije!
Ike pikerisht kur duhej te rrije!
I dashuri im anonim,
E di qe syte e tu serish me kerkuan,
Rrugeve ku une nuk shkela me kurre...
As hija ime nuk la me gjurme ne hapat e tua,
As trupi yt nuk fjeti me enderrave pa mua...
I dashur,
nese te ka mbet gjekundi pak kohe te me kujtosh,
kujto buzeqeshjen tende te fundit,
& shikimin tim helmues te mbushur ne lote...
Love, Enya.
O Enya qeke frymezuar ti sot:p :p
Enya dhe Diabolic
Perhere kenaqesi t'ju lexosh .
Filloi dhe kjo nate
nate e trishte pa hene
E vetmuar ,e braktisur pa shkak
nga kjo hene qe lodhjen do ta preh nga pak.
Filloi dhe kjo nate
nate e trishte pa ty
Hena u lodh duke te pritur
une u lodha endra duke shitur.
Se di nese ne kete nate
zerin tend do arrij ta vras
zeri yt qe me ndjek nga pas
zerin tend qe e dua pa mas .
E duke te kerkuar...
Hapat hedh mbi gjurmet e henes se arratisur
tashme qe filloi dhe kjo nate
memece pa ty ,trishtimin ka fjale
me peshperit lehte-Kerkoje, kurre mos u ndal...
Ps: Me kishte mar malli per zerin tend,kisha nevoj ta degjoja...
enya, ngjyra jeshile eshte ngjyra ime e preferuar, edhe divanat ne shpi dhe llampa ne living room, dhe nje pikture e madhe ne mure jane te gjitha ngjyre jeshile. edhe dysheket dhe jorganat dhe jasteket...
Dua te ndaloj kohen ,dua te te le kohe ne perjetesi per te me dashur .E nese perjetesia nuk mjafton atehere dashurine do ta vras ne menyre qe askush dhe as ti te mos bjere me ne dashuri. E di , e di qe jam egoist dhe kerkoj te ushqej vec veteveten me prezencen tende por smund te bej ndryshe. Eshte cdo cast qe jetoj pa ty qe shendrohet ne vrases , qe me merr shpirtin nga pak pastaj veteflijohet ne deshiren tende .Prandaj sa here prezenca jote prek qenien time nuk arrij dot ti rezistoj tundimit per te te pasur vec timen,per te ndjere aromen e puthjes tende qe perkedhel buzet e mia dhe me dhuron parajsen megjithse parajse e perkoheshme.Sa do te doja te ishe e imja perjetesisht ,perjetesisht bashke aq sa edhe vdekja do te kishte frike nga ne , perjetesia qe nuk lodhet kurre .Here pas here te shikoj e nuk ngopem ,e dua te te perpije te teren ,te te bej timen pa kushte ,te te kem zot per te te adhuruar dhe ajer qe te me mbajtur gjalle . E te kerkoj ngado e ste gjej askund ,e duke te kerkuar neper bote neper ndjenja humb . E te kerkoj ne cdo buzeqeshje ,ne cdo veshtrim , e pasi ste gjej me fund e kthej nga nje gote deshperim.Sepse sado qe kerkoj te dua vetem ty,dhe vetem me ty mund te behem dy , ky kerkim i shpirtit binjak sme lodh aspak , se ti je shpirti im qe me shpirtin ma ben hi me flak .Por qenka e lodhshme te duash pa arsye pa kusht ,sepse realiteti te dhemb me shume sesa nje grusht. Nje grusht ne stomak qe frymen ta merr , e duke u dihatur mallin per ty e nxjerr , mall per ty qe me mban akoma gjalle , oh dashuri vafsh ne djall ,oh dashuri te lutem me fal ,e dashura ime te lutem hapin ndal . Eshte endrra ime qe te kthehemi bashke serish,e une te vdes mbi te tuat buze hyjnish ,e serish mbi to te ringjallem si krisht,e te jetoj duke te puthur perjetesisht…
Per ty… 18/06/2008
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.