| Forumi Horizont | Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 1010 1011 1012 1013 1014 1015 1016 1017 1018 [1019] 1020 1021 1022 1023 1024 1025 1026 1027 1028 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)
Kjo lindi
prej nje bisede me nje shoqe qe punon spitaleve per tu gjetur 'organ donors' dhe sesi ajo u flet familjeve te njerezve qe sapo kane nderruar jete per te qene te gatshem te dhurojne spitaleve ndonje organ te tyren.
Tek biseda jone a gjate ate nate gjeja qe me interesonte me shume te dija ishte procesi mbi 'grief.' Bisedat e shoqes time me familjet jane teper intense, me shume ndjenja qe perfshin njefare terapie qe une ndihem shume inadequate te ofroj. Pse? Nuk kam trajnim mbi kete gje. C'mund ti thuash dikujt qe ka humbur femijen, pjesetar te familjes, ndonje te dashur ? Nga njera ane i urrej klishete te tipit: Cdo gje ndodh per nje arsye. Apo me vjen shume keq per humbjen tende. Apo 'S'e imagjoj dot sesi mund te ndihesh.' Apo 'Bashkohem, me dhimbjen tende.'
Para disa muajsh ndodhi qe disa persona te njohur per mua humben njerez ne jete. Dhe keshillimi lindi prej fjales se Zotit ne Bibel, sepse nje komfort te tille qe japin pasazhet ne Bibel eshte vertet i vyer dhe i 'plote.'
Por me shume se kurre me ka lindur ideja sesi te keshilloj njerezit qe nuk besojne tek Zoti. Eshte teper ngushellues fakti qe Zoti eshte me ty ne cdo hap te 'the grieving process' per njerezit qe besojne ne te, por c'mund ti thuash dikujt qe nuk beson?
Si te kapesh fillin?
Disa gjera qe kam mesuar mbi grief teksa kam folur me miq qe kane pesuar te tille disfate eshte fakti qe eshte nje proces i gjate. Jo 1 vjetor, apo 2 vjetor, eshte proces qe eshte unik per individin. Per dike, grief, mund te zgjase gjate gjithe jetes se vet. Kam vene re qe njerezit kthehen jashtezakonisht emocional gjate asaj periudhe/ dite kur personi iku, cdo vit qe vjen: pervjetori i vdekjes i con njerezit te bejne lloj lloj ritualesh per te mbajtur kujtimin gjalle.
Kam mesuar qe ti pyes njerezit here pas here, pas 3 muajsh, 6 muajsh se ndodhise sesi ndihen. Shpesh here njerezit mendojne se ajo qe iku eshte ne te shkuaren, dhe pse duhet te hapen disa biseda..., por mendoj DUHEN pyetur sepse shpesh here njerezit arrijne te perloten ne fund te bisedes, akoma nuk jane 'resolved' me humbjen, dhe ehste e natyrshme qe nuk duhet te jene resolved. Eshte nje dhimbje qe do kohe te sherohet.
Mesova prej shoqes sime qe kur te pyes te fokusohem ne te tashmen , me problemet e se tashmes duke exploruar ndjenjat e tyre. Dicka tjeter e rendesishme eshte ti pyes te flasin per personin qe iku, mbresat, kujtimet dhe 'to sit with them and say nothing.' Shpesh here njerezit duan thjesht nje prezence, qetesi dhe KAQ. Pa bere komente tabloike me shpresen se do lehtesosh dhimbjen.
Grief therapy i am realizing is such a tender/sensitive topic.
| Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 1010 1011 1012 1013 1014 1015 1016 1017 1018 [1019] 1020 1021 1022 1023 1024 1025 1026 1027 1028 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.