Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga Fajtori datë 06 Shkurt 2010 - 17:09:

Greqi, kritere te rrepta per dhenien e nenshtetesise

"Besojme se eshte nevoje kombetare, shoqerore dhe ekonomike integrimi i emigranteve legale ne shoqerine greke", thote Joannis Ragousis, minister i Brendshem grek.

Kritere me te rrepta ka vendosur qeveria greke ne projektligjin e ri per dhenien e nenshtetesise, emigranteve te ligjshem qe jetojne ne Greqi, si edhe femijeve te tyre.

Nga kriteret qe u ndryshuan me kryesoret jane: Femijet e huaj qe lindin ne Greqi marrin automatikisht nenshtetesine greke vetem kur te dy prinderit emigrante jetojne ne menyre te ligjshme te pakten pese vjet ne vend; mund te marrin gjithashtu nenshtetesine femijet e emigranteve te ligjshem qe nuk kane lindur ne Greqi, por kane ndjekur me sukses per 6 vjet mesimet ne shkollen greke; nder kushtet thelbesore per dhenien e shtetesise eshte njohja e mire e gjuhes greke, historise dhe kultures ,te cilat edhe do testohen nga komisione te vecanta,ndersa qe te pranohet kerkesa per nenshtetesine duhen edhe tre letra rekomandimi nga shtetas greke; emigranti qe te mund te bej kerkesen per nenshtetesine, duhet te kete jetuar per pese vjet ne Greqi ndersa pergjigja nga ana e shtetit do te jepet brenda 2 vitesh.

"Do te duhet qe kriteret te behen me serioze dhe me te rrepta, te zbatojme pra edhe ne Greqi legjislacionin dhe eksperiencen europiane", thote Panos Panagiotopoulos, zedhenes i Demokracise se Re.

----------------------------------

Interesante e ? Shqiptaret e shkrete po detyrohen te mesojne gjuhen dhe kulturen e vendit ku jetojne. Barre e rende historike. As ne Shqiperi se bejne kete.


  Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.