Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Momente mister,ku gjerat qe te shqetesojne duhet te jene me shume se nje.
Asgje nuk eshte e sigurte o te pakten asgje nuk eshte me e sigurte se kjo pjese e sipershkruar.
Nuk ekziston perfeksioni,asgje nuk eshte perfekte te nje i rritur te pakten,asgje nuk eshte per tu dashur me gjithe shpirt.Gjithçka eshte e pakrahasueshme me buzeqeshjen e nje femije,me petalet e nje luleje,me bukurine e nje peme kur lulezon,asgje nuk krahasohet.
Por nje gje e tille mund vetem te shihet dhe nuk mund te preket.
Sa do te doja nje nga keto dhe ta ruaja per momentet e mia me te trishta,sigurisht do te ndihesha i pafuqishem t'i kundershtoja,do te dorezohesha dhe do te isha i qete,do te qeshja dhe une,do te qeshja vertet me gjithe shpirt.
"Bukuri e tmerrshme e paperballueshme qe s'arrij ta shoh e as ta prek qe ia njoh shijen dhe nuk mund te gaboj,qe ekziston diku e fshehur ne boten time ne cep te boteve te tjera te mistershme,te pashpjegueshme as nga zoterit e tyre,si duket iu pelqen ta bejne te tille,e rendesishme eshte qe te tjeret te mos kuptojne,ndoshta mendojne qe kjo i ben te jene me te medhenj,por gabohen se nuk arrijne kurre as te kapercejne kufijte e krijemeve te tyre te pakapercyeshme,
ky eshte maksimumi!!!!!!!!!!!
Mua me duket pak per te thene qe kam jetuar ndonjehere,ne nje moment te dikujte dhe asnjehere ne jeten time."
Nje force e tille njerezve nuk u eshte dhene,te vdekshmit me te pavdekshem dhe me pak te drejte,me pak te sinqerte qe s'kursejne as veten e tyre.
Ironi mbi vetveten e pakuptueshme dhe sikur te mos mjaftonte e pakontrollueshme.
Bukuri,bukuri e pashpjegueshme ne zemren e panjohur te vetvetes.
Dhimbje e krijuar nga asgje,trishtim i panjohur,urrejtje e pamatshme e pashpjegueshme,ne skajet ne dukje te tejdukshme te momenteve te mia te pashpiegueshme.
....................................................................................................................................
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.