| Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Me kujtohet here pas here historia e atij personit qe ti i tregon Henen dhe ai shikon gishtin.
Cfare kane rendesi çertifikatat apo ambasada shqiptare ne Rome, ne New York, apo ne Mumbai (te kete valle?). Ajo femer mund te jete duke u fshehur nga kriminelet shqiptare dhe nuk kontakton me fare familjen. Ose mund ta kene vrare per denoncime qe ka bere ne Itali (ku e lexuat qe s'ka bere denoncime?). Keto fakte jane gishti, tani vijme tek Hena.
Nje femer X eshte marre me zor, derguar ne Itali dhe atje (besoj pasi e kane perdhunuar) eshte nxjerre ne trotuar si prostitute. Natyrisht qe keto duhen verifikuar sa te verteta jane. Por duke njohur histori te ndryshme shqiptaresh them se eshte krejt e mundur te kete shkuar keshtu. Tani, situata ne Itali vjen si pasoje e nje krimi qe eshte kryer fillimisht ne Shqiperi (sekuestrim personi). Duke njohur kriminalitetin shqiptar eshte KOMPLET e besueshme qe ajo femer te kete frike, te shkepuse marredheniet me familjen dhe te mbylle "problemin" duke shkuar tek nje prift. I ka futur apo jo ne burg meshkujt ne Itali kjo s'ka rendesi. Rendesi ka te lexoni si mund te katandisen familjet dhe njerezit per krime qe juve kujtoni se kryhen ne Itali (prostitucioni), kur ne fakte lindin ne Shqiperi (sekuestrimi). Dhe ajo qe eshte me e keqja shume shqiptare kujtojne se kriminelet i lajne hesapet duke u futur ne burg ne Itali, kur efektivisht duhen futur per kohe te gjate ne Shqiperi. Mesa shikoj ajo femer nuk ka treguar emra as familjes se vet, jo me prokures shqiptare. Per kete krimi qe i ka shkaktuar tragjedine kesaj familje do mbetet i pa ndeshkuar. Gjithmone nese pranojme qe eshte çuar me dhune ne Itali.
Dhe ajo qe thote notorius eshte krejt e gabuar. Njoh meshkuj qe jane marre me prostitucion qe tani kane familje dhe rrojne per qejf ne Shqiperi pa i hyre gjemb ne kembe. Keshtu qe hesapet nuk jane lare aspak perderisa kriminelet paguajne vetem nje pjese te vogel te krimeve te kryera (ato jashte vendit) dhe nuk paguajne per tragjedi te tilla qe mund te kene zanafillen 10 vjet me pare. Drejtesia aplikohet vetem kur kriminelet shqiptare te arrestohen SOT per krimet e kryera 10-15 vjet para. Eshte menyra me e mire per te sjelle besimin e njerezve ne shtet nese familjet e ndertuara nga keta kriminele shkaterrohen nga arrestime qe sjellin drejtesine ne vend. Me ate rast edhe disa femra laraska qe kujtojne se martojne ndonje pasanik duhet te mesohen te mbeten pa burre dhe me femije ne mes te rruges ne menyre qe kurvezimi i tyre per nje cope buke te mos transmetohet ne femrat e brezit te ardhshem. Femrat duhet te dine çfare rrezikojne kur martojne njerez vetem sepse kane leke. Dhe duke patur parasysh si behen shpesh leket nga pasaniket e ardhur nga jashte le te llogarisin vete rrezikun qe i pret. Kjo do ishte drejtesia qe do i kthente Engjelluses dhe familjes besimin tek shteti.
Kete teorine qe femrat vijne vete per prostitucion dhe denoncojne meshkujt kur si pelqen situata (si thote Biondia) e kam degjuar here te tjera. Megjithate me duket e turpshme te vihet faji femres qe sepse deshte te provonte prostitucionin. Per sa kohe nje njeri detyrohet te prostituohet (me dhune apo kercenime), nuk mund te justifikohet krimi me deshiren e tij fillestare. Mesa di une nuk ka ndonje kontrate qe detyron femrat te kalojne jeten ne prostitucion se guxuan ta provojne heren e pare. Eshte vetem mentaliteti (pseudo) puritan qe kerkon ti veshe femrave faje kur ne fakt jane viktima. Mentalitet qe sidoqofte i shkon per shtat edukates maskiliste qe ka marre shumica prej nesh.
| Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.