Forumi Horizont Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 1011 1012 1013 1014 1015 1016 1017 1018 1019 [1020] 1021 1022 1023 1024 1025 1026 1027 1028 1029 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga lorie datë 14 Nëntor 2012 - 09:56:

Nje refleksion mbi c'ka me ka bere te ndihem inadequate

Qe prej muajit qe une dhe nje shoku im, H, u caktuam per te drejtuar nje grup beqaresh ne kishen time, une jam habitur akoma dhe me shume prej paaftesise sime per te drejtuar. Ka qene dhe vazhdon te jete nje eksperience qe me ka hapur syte sepse i shoh akoma me qarte gjerat qe bej gabim dhe meqe jam person qe monitoroj gjithcka perbrenda, jam perpjekur qe disfatat te mos me ulin moralin por ta marr veten me te qeshur akoma em shume se me pare. Te mos jem kaq e rrepte me veten se ne fund te fundit eshte hera e pare qe e bej kete gje dhe ne fund te fundit eshte proces rritjeje ne drejtim.

Kam lexuar shume mbi leadership dhe zakonisht me frymezon por kur gjerat qe lexoj i ve ne praktike e shoh se sa e veshtire eshte. Sepse te mesosh stilin e lidershipit te Jezusit eshte tu 'pervishesh mengeve dhe te marresh peshqirin per ti lare dhe thare kembet te tjereve.' ( ne menyre figurative por ne thelb eshte i njejti mendim).

TE DREJTOSH MIRE ESHTE TE SHERBESH MIRE, te kesh ne mendje dhe qellim sesi te ndihmosh te tjeret,te punosh per te permbushur nevojat e tyre.

Zoti ka nje sens humori te holle sepse ne grupin tim te Bibles kam me shume shoqe qe jane mama beqare. Dhe duke menduar kete gje me ka bere te perballem me faktin se nuk kam idene me te vogel sesi tu sherbej nenave beqare.
Kam fituar nje respekt shume te madh per keto femra qe une njoh qe rrisin vetem femijet e tyre. I shoh me qarte nevojat e tyre emocionale per tu ndjere te mbrojtura dhe per te mbrojtur dhe luftuar per femijet e tyre. E shoh me qarte qe perballen me frikera qe une as qe i kam enderruar ne jeten time, e shoh me qarte qe jane femra qe dine se c'do te thote te sakrifikosh dhe qe dine te jene te forta dhe me plot risorsa. Jane reale.

Prej kesaj gjeje, qesh me veten time, dhe buzeqesh me Zotin dhe pyes: e c'mund tu mesoj une atyre? E si mund ti sherbej une atyre ? Jam une qe duhet te ulem ne kembet e tyre te mesoj njecike me shume mbi mencurine, disfatat dhe ecjen perpara, mbi kembenguljen, te gjitha keto cilesi shpirterore te vyera.

Por e di qe Ai ka nje plan, te shohim se ku do shkoj me te. Shpresoj qe te jem me 'up to par' dhe qe te jem me 'humble' qe te mund tu sherbej me mire. Dhe lutja me ndihmon per kete gje, sepse te drejtosh per nga ana shpirterore, duhet te varem tek Burimi im shpirteror.


  Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 1011 1012 1013 1014 1015 1016 1017 1018 1019 [1020] 1021 1022 1023 1024 1025 1026 1027 1028 1029 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.