Forumi Horizont Gjithsej 1423 faqe: « E parë ... « 1012 1013 1014 1015 1016 1017 1018 1019 1020 [1021] 1022 1023 1024 1025 1026 1027 1028 1029 1030 » ... E fundit »
Trego 1423 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15256)


Postuar nga kotka datë 05 Gusht 2008 - 19:54:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius


Absolutisht. Fundja keto jane gjera personale dhe cdo njeri nga ne vendose sipas karakterit te tije se cfare i pershtatet me teper.

Une jam pro marteses, me pelqen idea e nje institucioni te tille social qe lidh dy njerez por duhet te jete ne momentin e duhur. Tani per mua personalisht, momenti i duhur do jete aty mes 30-35 vjeç pasi vetem atehere do kem mbaruar me specializimin tim por nese dikush tjeter ka mbaruar me heret me planet e tija atehere s'e shoh pse mos te kaloj dhe tek martesa. Sidoqofte, nje martese e induktuar nga frika qe po ngel vetem apo plakesh sikur s'me terheq. Nuk me frikeson vetmia. Plus, kam vene re tek vetja qe kam filluar t'i largohem sa me teper pasi shoqeria shqipetare e promovon aq shume sa mua po me sjell nje aversion. Sa po me ben ne forme koshiente te eci ne anen e kundert. Kur isha 20 isha vertete shume me entuziaste per institucionet e tilla sociale, mirepo ve re qe sa me teper kohe kalon, aq me shume shoh anen e kalbur te ketyre institucioneve, aq me teper shijoj status-in quo qe kam.

Ajo qe vertete s'mund te duroj jane njerez qe flasin per beqarine sikur personi ne fjale s'ka pase opcione martese, shpesh beqarine e barazojne me nje gjendje te forcuar dhe jo me nje zgjedhje te lire. Sidomos ne kohet e sotme kur femra ka liri personale dhe mund te kujdeset per veten dhe beje nje jete te pavarur. Ne kohen tende dhe te prinderve te mi s'ka qene ashtu, martesa ka qene opcioni i vetem nese do qendrosh bashke me ate qe dashuron.



Eeehh neve, c'pyet per neve neve na martuan pa u dashuruar akoma se ne moshen 22-23 vjece na quanin plaka prinderit dhe duhej te martoheshim se u martuan shoqet, pa kush mendonte atehere per vetmi personale dhe karieren e femres.

Po e di si eshte puna Amor mire bene qe na martuan, se duke u rritur vijne mendte dhe i sheh keto institucionet sociale, qe nuk kane edhe ndonje vlere aq te madhe sic i sheh edhe ti tani dhe ne vend qe te mendosh per martesen duke u rritur dhe duke u pjekur nuk te behet fare ti hysh asaj rruge

Une po te kisha keto mend qe kam tani nuk do t'i kisha hyre kurre asaj pune, por megjithate nuk mund te them se nga martesa kam pare vetem gjera te keqija, mund te them qe kam ecur shume me mire si ne kariere edhe nga ana financiare, se sa po te isha beqare.

Me duket se nuk mbaj mend fare se tek cfare teme jemi dhe duhet te jemi way off from the subject


  Gjithsej 1423 faqe: « E parë ... « 1012 1013 1014 1015 1016 1017 1018 1019 1020 [1021] 1022 1023 1024 1025 1026 1027 1028 1029 1030 » ... E fundit »
Trego 1423 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.