| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Dera u shty ngadale dhe menjehere era e duhanit qe po i rendonte ajrit te dhomes ju perplas ne fytyre. U ndje keq. Siguria qe e kishte sjelle deri ketu u zhduk bashke me aromen e parfumit. Mos valle ishte nje gabim? Mos valle duhet te kthente majrat nga thembrat dhe te perpiqej te harronte gjithcka? Zeri qe nga brenda e shkundi te gjithen. U kujtua qe kishte hapur deren dhe tani po qendronte akull e ngrire me dorezen e deres qe e shtrengonte fort.
-Hajde. Mjaft qendrove atje. Dhe mbylle deren se eshte ftohte.
Si te ishte urdheruar nga ndonje telekomande magjike hyri brenda dhe mbylli deren pazhurme. Ja cfare mungonte ne kete vend te frikshem. Vetem tani kuptoi se te gjithe dhomen e mbeshtillte nje qetesi vdekjeje qe te fuste te dridhurat deri ne palce. Kishte frike te ngrinte koken dhe te shihte tjetrin ne sy ndaj kishte 5 minuta qe po numeronte cdo pllake ne dyshemene e dhomes.
-Dmth?
Zeri i tij gati sa nuk e hodhi perpjete. Pse kishte ardhur? Sa here do ta pesonte ne kete menyre? Kjo ishte e tepert asgje nuk kishte me kuptim. Ai e kishte gabim. Faji ishte i tij. Ajo ishte viktima. Pse duhet te vinte ajo ketu? Ajo ishte viktima, por viktima e kujt?
Fshiu lotet me nje dore dhe beri dy hapa te tjere. Ai u cua ne kembe. Tani mund te ndjente frymemarjen e tij ne fytyre. Lotet shperthyen dhunshem ne momentin kur duart e tij e pushtuan te gjithen dhe u shtrine te dy ne batanien prane zjarrit. Nuk duronte me. Duhet te dilte jashte ai lemsh i mallkuar qe kishte kohe qe i shtrengonte gjoksin. per sa kohe qau nuk e kuptoi kurre. Per sa kohe fjeti nuk e kuptoi kurre. Ate qe edhe sot e mban mend jane dy syte e tij ne momentin kur u zgjua.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.