Forumi Horizont Gjithsej 226 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 226 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5491)


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 09 Prill 2012 - 12:01:

Se kam ngelur dhe pa gjume nga ky debat

Fajtor femijet nuk e mesojne automatikisht shqipen duke degjuar prinderit, nuk eshte kaq e thjeshte. Nje lloj pune duhet ta beje dhe prindi qe t'i bashkangjise cdo fjale te re qe meson ne gjuhen e huaj edhe kuptimin ne shqip. Shqipen po e degjoi do e degjoje vetem nga prinderit, e nese keta te fundit nuk kane nerva atehere dihet qe femija do ambientohet duke e degjuar si gjuhe, ndoshta do e kuptoje, por nuk do sforcohet kurre ta flase.
Nuk diskutoj rendesine e gjuhes vendase si gjuhe primare, ne studimin gramatikor e ne pervetesimin sa me te plote te saj. Por femija ne kete pike eshte me i privilegjuar, se midis shkolles dhe shoqerise do e mesoje s'ka rruge tjeter. Une nuk konceptoj dot idene qe pse shqipja eshte tashme nje gjuhe demodè dhe nuk te con askund pervec se ne Shqiperi atehere duhet lene ne hije, se tashme nuk i sherben askujt.. c'gje e tmerrshme! As qe ma ndjen per nacionalizma sinqerisht, ma ndjen qe te flas shqip ne familjen time sot e deri sa te plakem. Mund te jetohet fare mire edhe me dy gjuhe, jam e bindur per kete.. ne nje te ardhme le te vendosin vete femijet nese jane te interesuar te studiojne kohen e kryer te thjeshte.
E sa per punen e prespektives, ndoshta ate mendje kishin dhe ata shqiptaret qe kane marre plackat e jane kthyer pergjithmone ne Shqiperi. Kthehu nga te kthehesh, gjithmone aty perplaset koka, sa cudi e..


  Gjithsej 226 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 226 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.