Forumi Horizont Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)


Postuar nga Straniero datë 09 Janar 2008 - 23:37:

Roli i proteinave

Cod. I09012008

Roli i proteinave

shkencëtarët thonë se nivele të larta të disa proteinave në gjak mund të jenë shenja të sëmundjeve të rënda. Tek meshkujt, niveli i lartë i proteinës Prostate-Specific Antigjen ose PSA, mund të tregojë rrezikun e kancerit në prostat. Por PSA dhe proteinat që sinjalizojnë sëmundjet tjera mund të jenë shumë të vështira për t’u diktuar. Për këtë qëllim, kimisti Chad Mirkin ka krijuar një mënyrë të re për zbulimin e shenjave të proteinave të tilla. Ai thotë se me mënyrën e tij, prania e PSA-së mund të përcaktohet me saktësi mjaft të madhe. Për çdo molekulë të proteinës PSA analiza e Mirkinit krijon mijëra hallka të ADN-së duke e lehtësuar kështu jashtëzakonisht zbulimin e PSA-së. Kjo ADN, thotë kimisti Mirkin, shërben si bazë për identifikimin e proteinës pasu u tregon shkencëtarëve nëse proteina PSA është aq e lartp sa të mund të sinjalizojë kancer në prostat. Kimisti Mirkin thotë se mënyra e tij mund të zbulojë shenja proteinash për një sërë sëmundjesh. Kimisti Chad Mirkin pranë universiteit Northwestern parashikon që brenda tre vejetëve mënyra e tij të përdoren gjërësisht për zbulimin e proteinave që shkatojnë kancer apo sëmundje të tjera.


  Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.