Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga iliriusa datë 16 Korrik 2006 - 07:56:

Zera te njohur me therrasin ne emer..., une strukem ne nje cep te dhomes e s'dua ti pergjigjem. Kam te tjere zera brenda meje qe me flasin, ju kthej pergjigje, me pyesin serish e ngaterrohem me ta, ngaterrohen me mua. Llogjika flet ngadal, me butesi por e vendosur, ndjenjat kelthasin e cirren ashper, te tensionuara te luhatura por gjithashtu te fuqishme. Ndjek ngadal frymarjen time, edhe sesi hije te huaja me rreshqasin ne kraharor.... apo s'jane te huaja???

S'e di! Por aviten ngadal pa u ndjer e krejt papritur i ndjej brenda meje. Kujtime te shperfytyruara, te shprishura si te kishin qene nen fuqin e eres per shume kohe. Zerat gumzhijne brenda meje. Une mbyll veshet me duar kotesisht. Iu pergjigjem zerave te njohur jashte meje...


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.