Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Hej miqte e mi me plqen qe diskutoni te kjo teme, me pelqen sesi trajtoni ceshtjet e zemres sipas eksperienacave qe keni kaluar.Jam i bindur per nje gje qe cdo ne jete edhe e keqe nese eshte nuk vjen vetem per te vrare por gjithmon e ka nje te mire nga mbrapa.Keshtu qe edhe kemi bere te vuajn edhe po na bejn te vuajm .Ndoshta une kam nje menyre tej mase te egzagjeruar te pershkrimit te gjerave por ky eshte tipi im nuk kam vija te ndermjetshme jam dashuri dhe urrejtje.Nese duhet te flas per nje mashkull mund te them se nese biem ne dashuri dhe eshte nje gje qe nuk ndodh shume here ne jete atehere japim shpirtin per te jetuar dashurine qe na ushqen.Une kam dashur dhe kam dashur me shpirt ,kam bere edhe te vuajn vajza qe me kane dashur me shpirt por jeta keshtu eshte jep dhe merr asgje nuk eshte rastesi.Por ndonjehere ngaterrohem me veteveten dhe dashurohem pas idese se dashurise sesa pas personave qe teorikisht bie ne dashuri.Ndoshta uen kur dua dal nga vetevetja dhe bej gjera qe nuk do i kisha bere kur isha nen nje gjendje shpirterore normale.Gjithsesi une kam shkruar gjithmon si atehere kur kam qene i dashuruar dhe atehere kur nuk kam qene , mua me pelqen te shkruaj per dashurine dhe per te dashuruarit dhe ndonjeher identifikohem emocionalisht me gjerat qe shkruaj .Gjithsesi besoj se femrat e kane metabolizuar me shpejt dhimbjen e deluzionit sesa meshkujt por kjo sdo te thote qe ato jane me te forta . Ne e perjetojme shpirterisht ne menyre me intesive dashurine sepse duam te mbajme impresionin e njeriut te fort ne aparence dhe ky konflikt i qenit me te dukurit na ben me te brisht ndonjehere.
Nejse se do flasim serish...
Citim:thanks doc! i feel better...
Po citoj ato që tha amor alucius
Hahahaha! Cun, me demtove reputacionin![]()
Sahere te kam thene t'ju qendrosh larg francezeve? Djegin dreqerit .Hajt se do takosh dhe ti njeriun e vertete qe s'te jep efekte anesore negative. Qenke ne nje periudhe a-dashurore, gje normale mbas ndonje zhgenjimi por iken shpejt.
Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Sikur te ishin te gjtihe meshkujt si Ty, Diabolic. Je aq i dashur & i mirekuptueshem saqe
mendoj se cdo femer te ka zili. Te perqafoj dhe vazhdo shkruaj se une te ndjek gjithmone
plot kenaqesi.![]()
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
thanks doc! i feel better...![]()
faktikisht kur reflektoj, e dashura me e mire, femra e persosur per mua ka qene franceze, dhe une jam ai qe jam larguar, shume kohe pasi kam ardhur ne US kemi mbajtur mardhenie me njeri-tjetrin. mund te shkruaj gjate per kualitet e bukura qe kishte ajo goce, edhe pse ishte rritur ne nje familje prestigjose ne paris(prinderit doctora) thjeshtesia e saj, butesia, ndjesia, chiltersia natyrale shpirtrore qe kishte ajo ka lene nje shije te mrekudhueshme ne kujtesen time...
sa per zhgenjimet mund te jete diagnoze e gabuar doc!!! nuk jam tip qe zhgenjehem kollaj, duhet te presesh ndonje mrekulli nga dlikush qe te zhgenjehesh, nuk pretendoj apo pres ndonjegje nga askush...ndoshta jam bere pesimimst me kohen!!! i mostly see the glass half empty, instead of half full...
ehh!! who cares anyway! we all live in a abscure sensless universe, wich is filled with not even remotly interesnting people, (exept antaret e FH, of course)![]()
ps... po shikoja nje film, dhe ne preview te nje filmi tjeter comic, degjova nje thenie shume te lezetshme qe me beri te qesh me te madhe, cuase it sound it personal... "depression hits losers the hardest" hahahahahahah and i been hit hard by depression ..!
sic e shikon e diagnozi veten, and i don't allways blame others for my miserable existence... i don't care anymore!..... huh!? isn't that a name of a song?!?!![]()
po pse po flasim per mua ktu?!
une u futa ktu per te ndihmuar sado pak ashtu sic di diabolicun, se i rrespektoj njerzit me zemra pak a shume te thyer, thjesht se jane njerz guximtar dhe hillen me dy kembet brenda kur dashurojn, nuk ruajn asgje per vete,,, tani une jam ai me probleme!? dreqi s'i merr vesht kto gjera perzotin...!!
nejse flm for your concern...
E dashur B.
Keto dite mungesa jote me ka bere shoqeri dhe une e kam pertypur deshiren per ty megjithse ishte e hidhur.Skisha cte beja tjeter vecse te lepija plaget e mija me shpresen se nje dite do te behesha me mire.Por koha eshte ilaci me i mire per gjithcka .Kjo heshtje me ka folur per ty me shume se kurre ,dhe arsyeja erdhi dhe me beri vizite .Tashme po perpiqem mos te te shoh me me syte e verber te ndjenjes por me ftohtesine e mendimeve apatike.Por ti je gjithmon atje ne mbreterine e akullt, te brishte si kristali qe jeton indiferente ndaj botes time .Kurse une ndonjehere hyj vjedhurazi ne ate boten tende per te shuar mallin ,por pasi fryma ime dihatet perpara imazhit tend kthehem serish me kembet ne toke.Dhe aq shume sa te dua aq shume dua te te vras ,te vras kujtimin tend ,te vras ndjenjen per ty ,imazhin tend,imazhin tend qe e dua pa mase.Tashme bredh neper rruget e ndjenjes time dhe ty te gjej gjithkund ,gjithkund dhe gjithmon perpiqem te jem ai qe sjam dot me ty ,apatik...
Ky refuzim i ndjenjes per ty eshte domosdoshmeri per mbijetesen time aq shume sa kam filluar te jem alergjik ndaj gjithckaje qe me lidh me ty.Ky autosygjestionim po me ben te harroj se une dua dua dike , po me ben ta dua serish veten me shume se cdo gje tjeter.
Keto dite ika dhe u fsheha larg gjerave qe me lidhin me ty dhe me monotonin e jetes time se perditshme.Kisha nevoj edhe une per pak relaks shpirteror ku ti te mos ishe lajtmotivi i trishtimit dhe i akrepave te ores.
Ne momentin kur imazhi yt vinte dhe me bente vizit une e mohoja dhe mallin per ty e vrava dhe jetova i lumtur me veten time gjersa ai rilindi serish .Kerkova per pak dite te gjeja nje shpirt tjeter ku te rrembeja esencen dhe te dashurohesha serish por smunda.Nuk munda jo per faktin se ti je pjese perberse e zemres time por nuk munda se eshte akoma shume heret qe une te epem me te njejtin intesitet si u dhashe me ty.
Jam i bindur se gabimet perseriten me rralle kur i ke kaluar nje here .
Megjithse mua me pelqen te gaboj dhe te jetoj duke i dhene nje shpjegim cmenduris time shpirterore qe nuk gjen asnjehere paqe me thjeshtesine por kerkon gjithmon te ngaterrohet neper labirinte te verbera kureshtjeje.
Ndonjehere behem pre e melankolise dhe filloj te kerkoj dhe humb neper fotografite e tua te vjetra dhe reja ,e behem xheloz per momentet e ste kam qene prane ,per njerzit qe te rrine prane ,per ajrin qe ti merr fryme .
Por ndalem dhe ndez nje cigare ,e pi deri ne gjysem pastaj e hedh poshte ,pastaj i peshperis cigares time te braktisur te kam xhan por nuk arrij te te dua .Dhe ne gjoksin tim akoma bredh tymi i cigares se braktisur dhe me vret ndergjegja se perse e ndeza kur e di qe me ben keq ,megjithse deshira me mbyt, megjithse e di qe sdo ta pi deri ne fund.
E kthehem serish neper hapat e mi
duke fshire gjurmet qe kam lene pas
dhe me hijen time ,
e vetmja mike qe sme braktis kurre, filloj e flas.
Kam filluar ti bej gjyqin vetes me kohe,
e nuk arrij te gjej dot shfajsim
por burgjet e indiferences jane shume bujare
per te mbartur kete krim.
Por rebelohem megjithse fajin e kam une ,
A do jetoja pa dashuruar une valle ?!
Ngrihem ne kembe e mohoj perendite
tashme dashuria le te shkoj ne djalle.
Tashme jemi dy bote ndryshe , dy bote qe se kerkojn njera tjetren askund dhe ne jeten tende une jam thjesht nje kujtim i bukur shpresoj,ndersa ti je thjesht dikush qe une kujtoja se doja,por...
Arsyetimet me ty po i le ,eshte e kote te rifilloj me te njejten retorike shurdhuese qe ty ste intereson aspak ,ashtu si edhe mua.Por me pelqen ndonjehere te te kujtoj ndonjehere sepse ndihem mire ,sepse gjej veten time te humbur tek ti ,gjej ate qe ndoshta sdo arrij te jem mè.Prandaj serish rrotullohem here pas here rreth rrethit vicioz te kujtimit tend.Prandaj ndonjehere me pelqen te kacavirrem pas zerit tend duke mashtruar veten se te dua akoma,se dua te kthehesh serish te une.Ne te vertet po arrij te kuptoj se une gjithmon dashurohem pas idese se dashurise dhe ideja e dashurise per ty ishte madheshtore.Nuk dua te te cvlersoj te betohem , ti e di qe per mua je dhe mbetesh unike por botet tona jane diametralisht te kunderta .Mezi po pres sa te shkoj ne shqiperi ,mezi po pres sa te kthehem dhe te preh shpirtin atje ku veten e ndiej te kompletuar, atje ku asnje dashuri nuk gjen kuptim dhe ti do kthehesh pluhur dhe era do te te marri me vete.Do te jesh nje kujtim i bukur te diteve te mia dhe une do te buzeqesh sa here emri yt do te me perkedheli veshet,vecse kaq,asgje me shume,asgje me shume...
E dashur B.
Shpresoj qe nje dite te jem loti yt
dhe malli per mua te te mbyt
Shpresoj te me kerkosh kudo neper bote
por askund te mos me gjesh dot.
Shpresoj qe pritjen per mua te mos ta urresh
dhe qe nuk me do veten ta genjesh
Ndoshta une do te jem i lumtur ,do te jem i marre
ndoshta poezine do ta kem varre.
Ndoshta...
Trishtim , humbje , mall. Me perfaqeson. Bukur.
Ti kujton se une kam frike?!
Ti kujton se une do te te lutem
duke te te thene -Eja me merr ,
te lutem mos me ler ne terr ,ne tmerr.
Jo zemra ime gabohesh.
Nuk do te te gjunjezohem perpara teje
ashtu si ju gjunjezova ndjenjes
edhe sikur ndjenja frymen te me marre
edhe sikur dashurine te kem varre.
Do te ushqehem me heshtjen keto dite
ashtu si jam ushqyer me ty gjithmon
neper endrra neteve te enderroj serish
po nuk te lutem kesaj rradhe ta dish...
Diabolic sei fantastico.....nje perqafim te fort te fort
Ne kete qetesi te shurdher
fjala ime heshti nga frika
Une smunda te beja asgje
prandaj i bindur nga ty ika
Ika te mbeshtillem nga dilemat
qe jeten time kan pushuat pa cak
te desha ,te dua se di vertet
por veten vendosa ta dua nga pak.
Eshte bukur te duash te panjohuren
i kam thene vetes nga hera
por hershem gjithsesi kam zbuluar
se dashuria eshte mashtruese si era
Ka caste qe te perkedhel
me fllade te lehte pranveror
por befas te zverdh si vjeshta
dhe si gjethe e thare te perdor.
Por akoma e dua te panjohuren
akoma dashurine tek une e ndiej
se nese dielli te une perendon
serish do te lindin te tjere diej.
E nese ti nuk do te jesh dielli im
se perendove pa e ditur as ti
atehere urdhero ,vanitu ne te tjere muzgje
rrugen besoj se e di.
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.