Forumi Horizont | Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)
trapianti i ri
Cod. A30092006
Keni nei problem me veshiken dhe nuk arrini ta mbani dot urinen? Beh,deri para pak kohesh do tu keshilloja nje panolin por kohet ndryshojne. Me maj te ketij viti (2006) ne revisten "Newton" u shfaq nje artikull qe tregonte qe ishte kryer me sukses trapianti i pare i organeve te kultivuara ne laborator nga universiteti i Wake Forest (institut i mjeksise gjenerative). Keto trapiantime jane bere pacienteve nga mosha 4 deri ne 19 vjec qe kane pasur nje problem sepse fshikeza ka qene jofunksionale sepse nuk kishte elasticitetin e vet dhe prandaj vuanin nga inkontinenca. Si pasoje e kesaj,pritej qe pas pak kohesh do te demtoheshin edhe veshkat si pasoje e kesaj gjeje. Prandaj e vetmja alternative qe kishin ishte perdorimi i metodes se ndertimit te organeve me ane te qelizave te te zorres por qe ka edhe shume efekte kolaterale.
Organet e para biotek jane prodhuar duke marre nga pacientet qeliza dhe duke i vendosur ne nje skelet 3D (ka qene nje matriks 3D qe nese ju kujtohet atyre qe e ndjekin kete zone eshte perdorur edhe ne ndertimin e organit te zemres per rastet e infarktit... shikoni postimin "riparimi i zemrave te thyera (Cod. A 02042006) ). Pra qelizat vendoseshin ne nje skelet 3D qe paraqiste formen e veshikes se njeriut.
Nderkohe jane duke u bere eskperimente per kultivimin ne laborator edhe te 20 llojeve te tjera te indeve. Kjo arritje i hap rruge tentativate te tjera per te arritur ne nje fushe komplet te vecante te trapianteve qe do hiqte problemet e dhurimeve te organeve...se shpejti...organe sipas qejfit...
per me teper mbi eksperimente me metoden e skeleteve 3D te permendur me siper:
-Adult stem cells from knee fat turned into cartilage, bone, fat cells (Cod. A 08022006)
-Oxygen Key Switch In Transforming Adult Stem Cells From Fat Into Cartilage (Cod. B 08022006)
Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.