| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Pa e menduar me gjate zbertheu kopsat e kemishes dhe u shkri e gjitha mes carcafeve te bardhe. U mbeshtoll si nje mace qe behet gati per te fjetur dhe mbasi zuri vend mire ne dyshekun e bute, mori fryme thelle dhe mbylli syte. Kishte gjthe mbasditen qe ne fytyre i ishte skalitur nje buzeqeshje e holle qe tregonte nje lloj vetekenaqesie ndaj dickaje qe kishte ndodhur. Tani po dremiste e qete ne krevatin e saj dhe bota ishte e bukur dhe mikpritese perseri. Perseri si dikur me pare...
Cfare kishte ndodhur?? Cfare rendesie kishte. Tani mendimet nuk vershonin zhurmshen ne mendjen e lodhur nga vorbullat ditore, duke e bere gjumin nje perralle te bukur.
Gjithcka kishte kuptim dhe arsyje, kurse nata tani ishte nje princeshe e embel arabe qe me ledhatimet e saj te hiqte lodhjen si me dore.
Nje buzeqeshe e skalitur ne fytyre. Nje buzeqeshje dhe cuditerisht dielli lind dhe perendon. Nje dere mbyllet dy te tjera hapen. Dikush te harron ditelindjen dhe shoku i vjeter i femijerise te merr cuditerisht ne telefon.
Ne qetesine me te madhe gjumi pushton gjithcka dhe bota ndalet se rrotulluari. Nje frymemarje e fundit dhe me buzeqeshjen e skalitur ne fytyre gjticka shkon te flere ndryshe.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 96 97 98 99 100 101 102 103 104 [105] 106 107 108 109 110 111 112 113 114 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.