Forumi Horizont | Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)
Një molekulë e re kundër kancerit të kockës
Cod. K09012008
Një molekulë e re kundër kancerit të kockës
Një grup shkencëtarësh në Australi thotë se ka bërë një zbulim në mënyrën e trajtimit të kancerit në kockë. Ky lloj kanceri i quajtur Osteosarkoma prek kryesisht të rinjtë. Shkencëtarët në Australi thonë se një molekulë e panjohur më parë në kërcin e rritjes mund të frenojë përhapjen e kancerit të kockës.
Shkencëtarët në laboratorin e spitalit Saint Vincent në Melburn kanë zbuluar një armë të re në luftën kundër kancerit të kockës. Kirurgu ortoped Piter Çong shpjegon se kanceri i kockës apo osteo-sarkoma prek kryesisht njerëzit në moshë të re, periudhë kur kocka rritet e formohet. Ky lloj kanceri shfaqet kur qelizat që kanë arritur fazën e plotë të zhvillimit nuk u përgjigjen sinjaleve për të mos u rritur më. Kështu ato vazhdojnë të rriten dhe kjo shkakton kancer. Osteo-sarkoma, nga një pikë e vogël shpesh përhapet në mbarë kockën e pastaj kalon në muskuj. Por kur ky kancer godet një shtresë të hollë kërci, ai duket se ndalet. Doktor Çang thotë se gjatë kërkimeve ata zbuluan që kërci përmbante një molekulë që frenon përhapjen e qelizave kanceroze. Ai thotë se studimet tek kafshët në laborator tregojnë se ky zbulim i ri mund të krijojë mundësi për një trajtim të efektshëm të sëmundjes. Në fakt ky lloj trajtimi ka ndryshuar jetën e të paktën të sëmuri. Mark Naper kishte një gungë në gjurin e tij që kur u diagnostikua doli se ishte osteo-sarkomë, kancer në kockë. Pas 6 muajsh trajtimi me kimoterapi dhe operacion, ky pacient tashmë është rimëkëmbur. Ai thotë se e ndjen vetem mirë dhe është kthyer në jetën normale. Gjatë viteve të fundit, cilësia e jetës së pacientëve me oeste-sarkomë është përmirësuar dukshëm, por në 25 përqind të rasteve, pacientët me këtë sëmundje vazhdojnë të mos reagojnë ndaj metodave të deritanishme të trajtimit. Shkencëtarët besojnë se zbulimi i ri i mjekëve australianë do të ndryshojë për të mirë jetën e të sëmurëve me këtë lloj kanceri.
Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.