Forumi Horizont Gjithsej 125 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Universi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3404)


Postuar nga aint datë 16 Prill 2007 - 03:51:

Po them dhe une nja dy fjale me shume.

Mendohet qe me big-bangun eshte krijuar edhe nje pjesez qe nuk ka nderveprim me pjesezat qe njohim ne dhe qe i quajme materie. Kjo pjesez e panjohur eshte pergjegjese per ate qe quhet lenda e zeze, dhe energjia e zeze. Mendohet qe e vetmja force qe ka kjo pjesez eshte ajo gravitacionale. Eshte njelloj sikur te thuash qe vakumi ka nje force gravitacionale brenda saj.

Si eshte gjetur prania e lendes se zeze? Jane bere matje per te gjetur masen e universit me dy menyra.
Njera menyre eshte duke llogaritur sasine e drites se te gjitha galaksive, duke ditur qe masa e nje ylli ndikon ne sasine e ndricimit te tij.
Menyra e dyte eshte duke llogaritur shpejtesite e rrotullimeve te te gjitha galaksive, duke shfrytezuar lidhjen midis mases dhe rrotullimit.
Eshte gjetur qe menyra e dyte prodhon nje mase te pergjithshme shume here me te madhe se menyra e pare. Ky ndryshim masash nuk mund t'i mvishet kurrsesi gabimeve ne llogaritje, keshtu qe fizikantet dolen ne perfundimin duhet te kete lende te padukshme qe e quajten lende te zeze.

Zbulimi i pranise se lendes se zeze eshte quajtur edhe hakmarrja e Ajnshajnit, sepse justifikon konstanten kozmologjike te Ajnshtajnit qe vete ai e quajti gabimin me te madh te jetes se tij. Nje here tjeter per kete.

Piktuarat e bashkangjitura tregojne perberjen e universit dhe te ardhmen e tij ne varesi te lendes se zeze dhe energjise se zeze. Vini re qe ka 8 here me shume hidrogjen dhe helium te lire, sesa neper yje. Gjithashtu te gjithe elementet e tjere me te rende qe perbejne pjesen "me interesante" perben vetem 0.03% te gjithe universit. Universi megjithmend qe eshte dicka shume e zbrazet.


  Gjithsej 125 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.