Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Indrit datë 11 Maj 2008 - 01:17:

Harrome!

Nese nje dite dasme do bej
Nje jave perpara do nis nje ftese
Si nje dasmore do te te ftoj
Ndaj lajmerome ne nderron adrese.

Nuk mund ta di ne do te vish
Si mund ta di me c’reagim
Do ta lexosh ti ftesen time?
Si do e presesh korrierin tim?

Do nis per ty vetem nje ftese
Nje ftese te thjeshte si c’do dasmor
Pa sqime, pa smire do te te pres
Dhe pa urrejtje ne kraharor.

S’di ne do vish por do te t’pres
Hedhur pas shpine gjithcka qe shkoi
Ne ndodhte zemra zjarr per ty ndez
Do ta shkul tutje nga kraharori.

Ndjenj’ e zhuritur dhe dashuria
Nuk do zgjohen per ty me kurre
Por nese zemra do ndeze shkëndija
Do te vendos mbi te nje gur.

Dhe nese guri do te therrmohet
Nese do digjet e behet shkrumb
Nese nga shpirti do shkasin lotet
Do mbush nje gote ta pi me fund.

Nese dhe ty lotet te shkasin
Mbushe perbuze enen e zemres
Mos lejo lotet shpirtin ta vrasin
Ngri nje dolli dhe merrja kenges.

Nese dhe ty lotet te shkasin
Lot i pendimit ne te pikon
Duhet ta dish e humbe shansin
Ndaj dhe harrome pergjithmone.


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.