| Forumi Horizont | Gjithsej 113 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)
Kur thua PO
Eshte e cuditshme sepse lutem me pak tani qe me duhet te lutem me shume. Tani qe degjoj shume gjera dhe njerez qe kane nevoje per ndihme, nuk lutem me aq zell sa me pare. Nderkohe qe llogjikisht, duhet te jete e kunderta. Nderhyrjet e mia qe Zoti te ndihmoje njerezit qe une shoh ne pune,duhet te jene me te shpeshta. Mqs Jezusi lutej kaq shume tek Zoti, me c'mendje shkoj une te sjell nje ndryshim pa marre frymezim tek Ai?
E shoh sesa shume dua ti bej gjerat me forcat e mia, sikur te mos kisha mesuar asgje deri tani prej besimit tim. Bie akoma ne gracken se me duhet ti bej te gjitha, nderkohe qe bukuria e te qenit nje bije e Zotit eshte se nuk eshte gjithmone e nevojshme te varem tek forcat e mia. Spiritually speaking, somebody has my back, and that somebody is God Almighty, the Creator. Eshte e veshtire ta ve ne praktike kete te fundit, ky mesim eshte i veshtire sepse dua une te jem ne kontroll, dhe jo Ai. Power struggle.
Megjithate kur u pagezova ,mora vendimin se 'Jesus is Lord of my life' , nuk jam une sepse deshirat e mia mund te bien ne kundershtim me soverenitetin e tij, nuk jane ndjenjat e mia sepse ato ndryshojne aq shpesh sic ndryshon koha ne New England, nuk jane situatat qe ndodhem sepse perspektiva ime ndryshon sipas situates:nqs shkojne gjerat mire apo nqs shkojne gjerat keq.
Dhe fakti eshte qe pagezimi eshte "PO-ja" e propozimit qe Ai ben.
Do you wanna marry me? Do you keep on marrying me in your everyday choices?
Jeta pas pagezimit eshte nje pershtjellim vendimesh qe duhet te tregojne se Ai eshte akoma Lord dhe une jam akoma nje nxenese qe meson rruget e tij. Dhe kjo eshte dicka qe te sfidon ne karakter me shume se c'mendoja. A do besh ate qe duhet,apo ate qe do? Dhe cuditem ndonjehere sesi njerezit mendojne se besimi eshte nje 'clutch', nje ndihmese per njerezit qe nuk ia cajne dot jetes vetem. Ka raste qe kjo eshte e vertete por eshte gabim te mendosh gjithmone keshtu. Eshte e kunderta. E gjitha eshte nje test karakteri, testim mbi integritetin tim, qetesine time, kembenguljen, gjakftohtesine, miresine, meshiren per te arritur keshtu nje liri shpirterore qe nuk e kisha me pare, nje liri qe ndaj me kedo sesa ne paqe eshte koshienca kur gjerat behen gjithmone drejt edhe pse vija drejt____________eshte kaq e veshtire per tu ndjekur.
Whatever happens, conduct yourself in a manner worthy of the Gospel of Christ. Phil 1:27
But you are a chosen people, a royal priesthood, a holy nation, a people belonging to God, that you may declare the praises of him who called you out of darkness into his wonderful light. 1 Peter 2:9
Eph 2:10 For we are God's MASTERPIECE. He has created us anew in Christ Jesus, so we can do the good things he planned for us long ago.
Dalta mbi mua- Kryeveper
fjala Masterpiece- me intereson shume.
Sepse ne trajnimin e karakterit qe ai ben 'in his workshop' apo sic e quaj une' I am in God's personal lab'
nuk eshte thjesht nje modifikim i sjelljes, nuk eshte nje ndryshim ne 'patterns of behavior' , eshte ne fakt nje analizim pertej sjelljes, eshte analizim i zemres.
Pse ben gjerat qe ben, pse inatosesh pa shkak ( lendim ne te shkuaren?) pse e paduruar ( controlling issues?) pse me ankth ( frike nga se ?) pse punon 80 ore ne jave ( mbushje e ndonje boshlleku?) pse addicted to porn ( nevoja per tu ndier ne kontroll apo frika per te hyre ne real relationship), pse frike te veprosh ndryshe nga te tjeret, to stand out ( people pleaser? )
Eshte e gjitha tek analizimi i zemres, sjelljet jane thjesht pasojat e saj.
Krishterimi ka te beje shume tek analizimi i zemres, synimi ta trajnosh mendjen dhe zemren te mendojne dhe ndjejne gjerat qe jane te pastra, te drejta. Godly.
E te gjitha keto jane pjese e psikoanalizes gjithashtu, prej thellesise qe me shtyn te kem prej besimit, shoh qe jane te njejtat gjera llogjike, te njejtat parime. Thjesht psikoanaliza nuk perdor emrin fe apo Bibel, por sjelljet njerezore kane nje baze, thjesht besimi i futet me thelle ( per mendimin tim)
Sepse kur je ne ' God's lab' hiqen shtrese pas shtrese gjerat qe nuk jane te pastra, qe nuk jane fisnike qe me ne fund te dale femija jote perbrenda e paqte dhe ne fund karakteri te dale nje KRYEVEPER.
Ky skec me ben per te qeshur dhe per te qare, por eshte e vertete cdo gje ketu poshte. 
E embla Lorie, duke mos dashte me t'urue me fjalet e zakonshme, po te lÃ_ si kartoline virtuale nje poezi te nje poeti geg qe e kam perzemer. Uroj te te pelqeje. Cheers! 
Datelindja - Primo Shllaku
Ne hinin e paket te votres sone
vume ate nate nji drû te moçem.
Para se me e ndeze
e morem ne dore
me radhe
njeni mbas tjetrit.
Gjete me gisht rrethin e vjetit te datelindjes tande.
Gjeta me gisht rrethin e vjetit te datelindjes sime.
Vune gishtin mbi rrethin e vjetit tand.
Vuna gishtin mbi rrethin e vjetit tim.
Dhe ndêjem ashtu
mendueshem
mbi jeten tone...
Me futi ne mendime kjo poezia 
faleminderit Katushe, you are very thoughtfull.
Citim:Good speech.
Po citoj ato që tha raid
I fundit? Obama sigurisht.
Nje atesit nen masken e nje besimtari.
Degjoje ketu me poshte si tallet me biblat dhe se kujt i ben apel: ARSYES.
http://youtu.be/QvKX16Eygs0
Pas nje jave te bukur dhe shplodhese, e mbushur me surpriza te kendshme, mund te them qe 'my love-tank is full.'
I feel so loved by family and friends, so refreshed in spirit.
Ahhh, dhe pas nje kohe te mire connecting with God, jam gati te kthehem ne realitet ( ne punen time) dhe te zer vendim tim 'in the trenches of war' ku njerezit kane nevoje per shume shprese dhe sherim dhe te rikujtohem qe npm kembenguljes dhe durimit, dalin frytet me te bukura. Koha per te ndryshuar boten....apo nje pjese te saj.
Ky rigjallerimi dhe rifreskimi po me kujton nje pasazh Biblik nder te preferuarat e mia tek Isaiah 40:30-31: Te rinjte mundohen dhe lodhen, te rinjte pengohen dhe rrezohen, por ata qe shpresojne te Zoti fitojne forca te reja,ngrihen me krahe si shqiponja, vrapojne pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.
FAKTORI X
Nuk e di a jam vetem une qe ndjej kete gje apo eshte dicka gjithperfshirese: qe njerez te tjere,kudo qe takoj, gjithashtu po e ndjejne te pluskoje kudo prezenca e Zotit ne jeten e tyre. Kudo qe shkoj, kedo qe takoj,sidomos ne pune, me dalin perpara sysh njerez qe ose besojne, ose me pyesin per besimin tim ose duan te studiojne Biblen me mua. Une sigurisht qe gezohem prej ketyre gjerave,sidomos per studimin e Bibles me njerez, eshte menyra e vetme qe dikush te vendose te behet i krishtere, eshte menyra e vetme per te njohur Zotin e vertete, eshte menyra e vetme per te zbuluar anen shpirterore te gjerave.
Dua qe ky vit te jete nje vit ne te cilin une mund te studioj Biblen me shume vajza dhe ti 'prezantoj' ne njefare menyre, me Zotin. Pastaj vendimi qe marrin ato te behen te krishtere, te 'bien ne dashuri' dhe te marrin vendimin te 'martohen' me te, pasi kane marre parasysh te gjitha gjerat, eshte ne doren e tyre. Ne fund te fundit,eshte nje marredhenie= marre+dhenie. Por dua qe te mos ler asnje mundesi te me iki prej duarve, asnje mundesi ku une te mos e perdor momentin per tu bere te ditur qe une jam e gatshme te bej kete gje.
Kam mesuar te lutem ne menyre ndryshe keto kohet e fundit. Lutjet e mia ne te shumten e rasteve jane per force karakteri, dhe zhvillim karakteri me cilesi te perendishme, ne rritje te vet-kontrollit, miresise, meshires, mos-paragjykimeve, pastertise, dhe gjithashtu lutje per te tjeret qe kane nevoje per ndihme, por keto kohet e fundit kam filluar te lutem ne menyre specifike qe Zoti te me perdor si nje 'lapes ne doren e tij'- kjo lutje e fundit eshte frymezuar prej lutjeve qe bente nene Tereza [ use me like a pen in your hand ] dhe jam lutur ne menyre specifike qe te me 'sajoj' situata te perditshme qe une te flas apo te ndaj per besimin tim. Kjo e nisur prej faktit se ne jeten e perditshme, ne rrymen e shpejte te dites, [fast-paced] nuk me shkon mendja te mendoj per Zotin, mendja me shkon te 'rregulloj' njerezit. Fix them as if with a wishfull magic wand...ahh wrong!
Harroj qe Sheruesi me i madh eshte Ai, dhe gjithashtu harroj sesa i fuqishem eshte Ai. Sepse sa fillova te lutesha ne menyre specifike, perdite gjerat qe u luta filluan te ktheheshin ne realitet---dhe kjo gje me habiti dhe me coroditi fare. IT FREAKED ME OUT!
Lexova nje pasazh ne Bibel nje mengjes, dhe me pas u luta. Me vone, nje klient teksa beja terapi ne group per Anger Managment, me thote gjithe bindje se keto qe po meson prej meje jane kot me kot, jane vetem ndryshime te dukshme te sjelles dhe se per te ndryshuar inatin, duhet te futesh me thelle se kaq, te transformosh personin perbrenda dhe te ndryshosh mendimet ne thellesi dhe Zoti mund ta bej kete gje dhe ai permendi pikerisht pasazhin qe une kisha lexuar ate mengjes ne Bibel. Une ngaqe me duhet te permbaj entuziazmin dhe pasionin tim per cka besoj, iu pergjigja ftohte,e distancuar prej temes fetare, per ti lene hapesire klienteve te tjere te bisedonin, per te qene korrekte nga ana etike. Por ai vazhdoi, teksa une perbrenda pertypja pergjigjet e cuditur prej koincidences, dhe e cuditur se pse duhet te cuditesha kaq shume kur une e di sesa i fuqishem eshte Zoti.
Kjo dhe shume gjera te tjera, te vogla apo te medha, me jane dukur si ne ato kohe kur semafori eshte gjithmone i gjelber ne cdo rruge, ku ne cdo hap shoh ndonje shenje qe nuk do ishte aty po te mos ishte prej Tij, ndonje bisede qe nuk do ndodhte po te mos e kishte orkestruar Ai dhe takime dhe biseda qe mund te ndodhnin ndryshe nqs nuk do kishte Ai ndonje dore mbi te. Nje konfirmim i pazakonte qe Ai eshte me mua ne cdo hap.
Dhe ne te vertete, ta njohesh Ate ne menyre te tille, npm eksperiences ( jo vetem te lexosh per te, te gjesh fakte mbi krishterimin apo te njohesh njerez qe te frymezojne) eshte ta njohesh Ate ne veprim, dhe te njohesh Zotin ne veprim, per mua eshte coroditese.
Si ka mundesi qe kur une kerkoj qumesht-mendoj-Ai me jep qumesht? Dhe kur dua rrush, me jep rrush? 
Por Bibla tregon per premtimet e tij teksa permend se Ai eshte si nje baba qe permbush nevojat e femijeve te vete, apo kur thote qe kush baba nuk do i jepte peshk femijes qe kerkon peshk, apo nje veze kur kerkon nje veze? Dhe perderisa njerezit qe jane te keqinj japin dhurata te mira femijeve te tyre,sa me shume dhurata te mira jep Ai kur femijet e tij i kerkojne. (parafrazim i Luke 11:10-13)
Edhe pse Bibla e thote dhe e premton dicka te tille, skepticizmi im se heren tjeter ai nuk do veproje ne menyre specifike me mbulon. Te lutesh ne menyre te pergjithshme,sic lutem une,eshte 'to pray safe prayers.' Te lutesh ne menyre specifike, sic kam filluar te lutem eshte 'to pray dangerous prayers' duke ditur qe do pergjigjen. Une po arrij te kuptoj qe krishterimi qe kam jetuar une deri tani eshte nje krishterim medioker, nje besim medioker, qe nuk ben impaktin e duhur.
Sepse lutja e nje personi te drejte, qe ndjek rrugen qe i pelqen Atij, eshte nje lutje qe degjohet. Ai i degjon lutjet e femijeve te tij dhe si rrjedhoje, edhe te tjeret qe nuk kane lidhje te drejtperdrejte me Te, perfitojne prej miresise se Tij. Ky eshte realiteti i nje te krishteri.
Ne Romen e lashte, nje periudhe 200 vjecare midis vitit 27 B.C. dhe A.D. 180 u quajt periudha "Pax Romana." Sipas historise, eshte periudha me e paqte ne Ballkan dhe ne territorin Mesdhetar qe bota ka njohur prej fillimit te civilizimit Europian deri ne kohet e tanishme. Historianet nuk kane arritur te shpjegojne kete paqe te gjate. Gjate kesaj periudhe kishte perandore te afte si Marcus Aurelius apo Cezari August por kishte edhe 'monstra' si Caligula, perandori Nero, Domitian qe torturonin njerez per sport. E megjithate, Roma gezoi paqe per 200 vjet. Disa shkrimtare te krishtere te asaj periudhe ,Origeni dhe Arnobius i thane Romakeve se ishin pikerisht lutjetet e te krishterve dhe fryma e paqte ne ate kohe ku ishte pikerisht kur Jesuzi jetoi qe kishin bere nje paqe te tille. (Bercot,2003) Dhe une i bashkohem te njejtit mendim se armet me te fuqishme te nje krishteri eshte pikerisht lutja dhe paqja dhe besimi se Zoti i degjon lutjet dhe vepron ne menyre te pagabueshme. Dhe kur nje i krishtere i var te gjithe shpresat tek nje Zot i plotfuqishem, eshte atehere kur behet me i rrezikshem se kurre-eshte athere kur ka FAKTORIN X- sepse atehere nuk varet me tek forcat e veta por tek forca e nje Zoti qe nderhyn me madheshti.
Reference:
Bercot, D.(2003) But what if...? The Kingdom that turned the world upside down. p.75.
flash---
Sot ndodhi dicka qe nuk mund te pershkruhet e gjitha, por do shkruhet ndonje dite tjeter kur zemra ime te jete me e qete, prej entuziazmit.
Me duhet te qetesoj zemren, me duhet te lutem. Too overwhelmed.
Se ku kam lexuar nje thenie qe thote: Zemrat tona jane te vogla ne krahasim me bekimet qe jep Ai.
Una jam keshtu sot:
dhe qava prej habise/gezimit.
----------------------prej listes se gjerave qe shkundin token nene kembet e tua.....
Akoma nuk ma mban te shkruaj realisht per gjerat qe po ndodhin- s’ndihem gati
Kaq mjafton, disa nota poetike mjaftojne:
Si shkruante poeti Rumi? Zogjte bejne rrathe lirie , mesojne duke rene, mbi dashuri, u rriten krahet, flatrat e ngjyrshme dhe pushpuriten, bien frullshem, e lene veten te bien, ,testojne. Dashuria eshte shkaterrim, shkaterrim i frikes , frikes se lartesise, frikes se renies, frikes se deshtimit, frikes se suksesit, dhe frikes se mos ekzistuarit- Frikes se endrrat mund te kthehen realitet dhe s'do marresh dot me fryme. Dashuria eshte shkaterrim.
I dashur ,kam rene ne dashuri me Dashurine, dhe jam shkaterruar , dhe prej saj kam gjetur lirine.
*********************************
The way of love is not a subtle argument
The road there is devastation
Birds make great sky circles of their freedom
How do they learn it?
They fall,
and falling
they are given wings.
Jalal Udin Rumi
Sikur momenti te qendronte pezull, nuk do shkruheshin aq shume libra,dhe poezi dhe pikturoheshin aq shume piktura, dhe fotografoheshin aq shume momente.
| Gjithsej 113 faqe: « E parë ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.