Forumi Horizont Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 1068 1069 1070 1071 1072 1073 1074 1075 1076 [1077] 1078 1079 1080 1081 1082 1083 1084 1085 1086 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga lorie datë 29 Mars 2013 - 09:28:

Pa-kuptimshmeria

tingellon shume pesimiste. Tingellon si nje shterim shpresash,si nje doreheqje prej gjithckaje, thjesht bosh. C'tjeter te presesh? C'gje tjeter te provosh? Dhe pas proves te thuash: E kam provuar dhe kete, s'me terheq shume. S'me habit me, s'me jep me flutura ne stomak, s'me frymezon fare.

Pa-kuptimshmeria te con te mendosh ne pertej, te con ne nje udhetim shpirteror. Eshte vetem atehere qe shikoj se te provuarit e gjerave te reja eshte nje aventure qe s'ka fund. Eksitimi i rradhes, eshte qe te mund te kem serisht ate ndjenjen e pare, ndjenjen e femijes se habitur, per te mbajtur keshtu gjalle, sensin e cudise, sensin e magjise si Liza ne boten e cudirave.

Por habitja eshte edhe e thjeshte.... do vetem nje zemer te ndjeshme drejt gjerave qe une dhe shume te tjere i marrin si te qena: drita e diellit, luledelet, kartolina qe me beri nipi dje, plotesime lutjesh, nje dore e ngrohte, nje fjale e embel, nje shaka mes miqsh, nje kenge kenduar rrugeve te qytetit ne te ftohte.

Para disa javesh shkruajta se 'isha shume overwhelmed' prej gjerave qe Zoti po ben ne jeten time, sidomos plotesimi i nje lutjeje qe filloi kaq papritur, pranimi ne nje shkolle kaq prestigjoze qe nuk e prisja. Dhe prej kesaj zemra ime kthehet e bute,ashtu sic duhet te jete per te mbetur gjithmone e habitur, per te adhuruar dike qe jep dhurata kaq te plota, kaq te bukura, dhe ne nje kohe kaq perfekte.

Dhe kur kujtohem per detajet, cuditerisht me vjen te qaj se pse ndihem kaq me fat dhe pse duhet te jem une fatlumja, s'kam asgje te vecante prej te tjereve (pse une? pse zgjidhem une te me jepen dhurata kaq te bukura), dhe me vjen te therras me sa me nxejne mushkerite se ky Zoti qe njoh une, ky eshte dashuruesi me i madh i shpirtrave ( ndaj dhe poezia e Rumit me siper patjeter qe eshte shkruajtur per Te... ) Dhe me vjen te qaj se njerezit nuk e njohin ate per ate qe eshte dhe sa shume do te doja qe ta njihnin. Dhe me vjen te qaj qe gjerat jane vertet pa kuptim kur Ai nuk eshte prezent. Dhe me vjen te qaj se paska gjera te tilla te tipit: e mbrekullueshme, e bukur, enderr e kthyer realitet, gjera qe do mendoja se jane "too good to be true" , gjera te paarrira qe jane bere te arrira, gjerat qe formohen prej nje cilesie te shtrenjte, te florinjte dhe kamuflohen te thjeshtezuara qe ai qe kerkon, te gerrmoje, te zhbiroje.
Po qaj, dhe tani qe shkruaj realizoj qe " I still have not processed the overwhelming feelings. I am still Alice in Wonderland and I don't, I don't want to wake up, find the rabbit hole and come back to reality."


  Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 1068 1069 1070 1071 1072 1073 1074 1075 1076 [1077] 1078 1079 1080 1081 1082 1083 1084 1085 1086 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.