Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 114 115 116 117 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga NS-6 datë 11 Nëntor 2007 - 04:32:

formimi i trupit luteal

Cod. A11112007

pra thame qe momenti i dyte ishte carja e folikulit dhe leshimi i vezes ne fimbria qe merr rrugen per ne tubin e fallopit qe te prese spermatozoidin. ajo qe mbetet nga folikuli pasi del veza eshte trupi luteal. jetegjatesia e tij varet nga fekondimi ose jo i vezes. fillimisht pershkrohet nga enet e gjakut qe stimulojne rritjen qelizore te shtresave te granulozes dhe te tekes.
pas momentit te ovulimit ku FSH arrin vlerat maksimale,ky hormon fillon te ulet dhe fazen e trupit luetal e drejton LH i cili stimulon qelizat e tekes qe te ulin prodhimin e ekstradiolit dhe te prodhojne progresteron. brenda nje kohe te shkurter (llogaritet 4-5 dit pas ovulimit) progresteroni arrin vlerat maksimale. nese nuk ndodh fekondimi perqendrimi i tij fillon te ulet per shkak se trupi luteal fillon te pesoje atrofi. nese ndodh fekondimi gjerat shkojne ndryshe sepse trupi luteal nuk shkaterrohet duke qene se eshte nje hormon qe e mban gjalle dhe nuk e le te kaloje ne atrofi. ky hormon quhet gonadotropina e korionit (hCG),i cili shfaqet brenda nje kohe shume te shkurter pas fekondimit. per kete arsye trupi luteal do vazhdoje te prodhoje progresteron deri rreth muajit te 4 kur kete funksion ta marre placenta. prova per kete gje qendron ne faktin qe nese hiqen vezoret para muajit te 4 te shtatzanise kemi abort kurse pas kesaj kjo gje nuk ndodh,gje qe tregon qe prodhimi ka kaluar diku tjeter (1). duhet me permend qe nderse estrogjeni ishte kryesor gjate fazes se pare te ciklit deri ne momentin e fekondimit,ne fazen e dyte eshte progresteroni ai qe dominon.efektet e tyre jane te ndryshme per faktin se estrogjeni stimulon ndarjen qelizore te qelizave te endometrit si dhe ne formimin e eneve te gjakut qe ishin shkaterruar me ciklin e meparshem dhe con ne riformimin e endometrit kurse progresteroni ka me shume nje efekt ne mbajtjen e lengjeve ne ind ndersa per sa i perket ndarjes qelizore eshte nje bllokues i saj. gjithsesi prezenca e tij eshte e rendesishme per mbatjen gjalle te qelizave te endometrit dhe ne mungese,qeliat fillojne te shkaterrohen dhe fillon faza mestruale,diku rreth dites se 24-25 te ciklit.

(1) Gjinekologjia dhe Ostetrika, Alba fq.130


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 114 115 116 117 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.