Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 114 115 116 117 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
A ciascuno il suo (1967)
Regjia: Elio Petri
Skenari: Leonardo Sciascia, Ugo Pirro, Jean Curtelin
Aktor: Gian Maria Volonté
Ne Siçiline e viteve '60 nje farmacist merr letra kercenuese prej muajsh. Ai nuk e di ç'ka bere, nuk e kupton pse e kercenojne. Por efektivisht pas pak e vrasin bashke me nje shokun e tij. Nis keshtu nje hetim privat i shokut te tyre, nje profesor (G. M. Volontè). Avash avash ai zbulon se vrasja i drejtohej shokut te farmacistit, i cili kishte zbuluar intriga politike dhe mafioze. Bashke me vejushen e shokut ai mundohet t'i gjeje fillin autoreve, por gjendet ne veshtiresi, pa mundur t'i besoje as gruas se viktimes.
Film dramatik paksa i avashte dhe merzitshem. Nga realizimi ngjan me filmat shqiptare, madje dhe muzika eshte e tille. Cuditerisht novelat e Leonardo Sciascia-s jane shpesh te tilla kur kthehen ne filma. Megjithate kjo eshte nje shkalle qe regjizori dhe aktori kane hedhur drejt filmave te paharruar si "Indagine su un cittadino...", i cili u realizua 3 vjet me vone. Elementet e perzjerjes se kriminelit dhe policit pushtetar i gjejme qysh ne kete film.
Trailer:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 114 115 116 117 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.