| Forumi Horizont | Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 114 115 116 117 » ... E fundit » Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)
Semundja cirroza
>>>Semundja Cirroza
Cirroza është gjendja në të cilën përfundon mëlçia pas sëmundjeve kronike që shoqërohen me dëmtim të qelizave të mëlçisë, fibrozë, rigjenerim nodular, dhe shtrembërim të mikroarkitekturës të mëlçisë. Fiziologjikisht, cirroza shkakton pamjaftueshmëri të mëlçisë (pamjaftueshmëri biokimiko-metabolike dhe pamjaftueshmëri të qarkullimit të gjakut në mëlçi).Shkaku numër një i cirrozës është alkooli; shkaku numër 2 është hepatiti viral. Shenjat dhe simptomat e cirrozës janë pasojë e tre gjërave:
1.
o a. Pamjaftueshmëria e qelizave të mëlçisë.
o b. Hipertensioni portal.
o c. Anashkalimi i qelizave të mëlçisë që vjen si pasojë e shunteve portosistemike.
-->>Shenjat, simptomat, analizat e gjakut
1. Dobësi, lodhje.
2. Lëkura: verdhëz, teleangiektazi, eritemë palmare, purpura, ekimoza, glossit e keilozë.
3. Barku: hipertension portal, splenomegali, ascit, varice ezofageale, caput medusae, hemorroide, hematemezë, melena, hematokezi.
4. Sistemi endokrin: amenorre, impotencë, gjinekomasti, sterilitet.
5. Sistemi nervor: encefalopatia shfaqet me asteriksis, dizartri, delir, koma.
6. Analizat e gjakut: hipoalbuminemi, hipergamaglobulinemi, zgjatje e PT-së dhe e aPTT-së, transaminaza të rritura, anemi, trombocitopeni.
-------------------
MATRIALI E KA BURIMIN E INFORMACIONT TJETERKUND(COPY->PASTE->RREGULLOJME PAK TEKSTIN=MERITON TE LEXOHET) PO TREGOJ VETE PAR SE DIKUSH TA ZBULOJE.....ME MIRE APO......
| Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 114 115 116 117 » ... E fundit » Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.