Forumi Horizont | Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)
terminologji ne terapine onkologjike
Cod. A16022008
terapia onkologjike ndahet kryesisht ne 3 tipe:
-terapia adiuvante
-terapia neoadiuvante
-terapia paliative
terapia adiuvante eshte ajo terapi qe i bashkangjitet nje tjeter terapie qe konsiderohet si terapi baze (psh radioterapia pas nje nderhyrje kirurgjikale kundrejt nje kanceri). pra,eshte nje terapi shtese. kjo terapi duhet te behet mundesisht brenda 1 muaji nga terapia baze dhe cilesohet si terapi kunder "pjeses se mbetur te kancerit" dhe ka si qellim te heqe ato copeza qe kane mbetur nga nderhyrja.
terapia e dyte,neoadiuvante eshte ajo terapi qe jepet para se te nderhyhet me terapine kryesore (psh radioterapi para se te nderhyhet ne menyre kirurgjikale mbi nja kancer,ne menyre qe ta bejne sa me te lehte punen e kirurgjise). rendesia e ksaj qendron ne faktin qe lehteson nderhyrjen kryesore dhe ul numrin e problemeve qe mund te dilnin nese nderhyhet direkt me terapine kryesore.
terapia paliative eshte nje terapi qe ka per qellim te nderhyje mbi kancerin ne menyre qe te zvogeloje dimensionet e tij dhe te ule simptomat ose te ngadalsoje rritjen e tij!eshte nje terapi e fazes se avancuar te kancerit ku shumica e terapive te tjera nuk eshte me e aplikueshme (psh ne rastet e metastazave).
Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.