Forumi Horizont Gjithsej 113 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga Glaukus datë 14 Mars 2013 - 03:18:

Re: ----------------------prej listes se gjerave qe shkundin token nene kembet e tua.....

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Dashuria eshte shkaterrim.
I dashur ,kam rene ne dashuri me Dashurine, dhe jam shkaterruar , dhe prej saj kam gjetur lirine.







shum po mpelqen ky mendim ..... ( vecse do e modifikoja pak )

" e dashur ... kam rene ne dashuri me DASHURINE .... dhe jam shkaterruar ( pse e barazoja me ty ) ........... por kur pashe se ti nuk kishe farrrrre lidhje me te - gjeta lirine "


Postuar nga lorie datë 14 Mars 2013 - 07:12:

huh? ---- hahaha,ok, modifikoje si te te vije.

Mos je ndare me ndonje se fundi dhe ke gjet lirine?


Postuar nga Petter datë 15 Mars 2013 - 19:51:

I have a dream....















...its very very naughty


Postuar nga lorie datë 16 Mars 2013 - 20:13:

pick another page to write it on-not here, if you can. if not, it WILL be ignored.


Postuar nga Petter datë 18 Mars 2013 - 19:30:

Lorie dont be a comunist! That was my flash, whats wrong with it? It might be ur theme, but as I understand its open to the public.



P.s my flash...

I got up 2day and after I got my dukindonats coffe I realized life means so much. G bless you new york


Postuar nga lorie datë 26 Mars 2013 - 19:00:

flash

Shume gjera po ndryshojne e megjithate, asgje e re nga ky front. Cdo gje eshte pa kuptim nen driten e diellit, cdo gje eshte pa kuptim, kenaqesia eshte pa kuptim, puna eshte pa kuptim, mencuria dhe budallalleku gjithashtu, te gjitha do vdesin ne fund. C'mbetet atehere?


Postuar nga lorie datë 29 Mars 2013 - 09:28:

Pa-kuptimshmeria

tingellon shume pesimiste. Tingellon si nje shterim shpresash,si nje doreheqje prej gjithckaje, thjesht bosh. C'tjeter te presesh? C'gje tjeter te provosh? Dhe pas proves te thuash: E kam provuar dhe kete, s'me terheq shume. S'me habit me, s'me jep me flutura ne stomak, s'me frymezon fare.

Pa-kuptimshmeria te con te mendosh ne pertej, te con ne nje udhetim shpirteror. Eshte vetem atehere qe shikoj se te provuarit e gjerave te reja eshte nje aventure qe s'ka fund. Eksitimi i rradhes, eshte qe te mund te kem serisht ate ndjenjen e pare, ndjenjen e femijes se habitur, per te mbajtur keshtu gjalle, sensin e cudise, sensin e magjise si Liza ne boten e cudirave.

Por habitja eshte edhe e thjeshte.... do vetem nje zemer te ndjeshme drejt gjerave qe une dhe shume te tjere i marrin si te qena: drita e diellit, luledelet, kartolina qe me beri nipi dje, plotesime lutjesh, nje dore e ngrohte, nje fjale e embel, nje shaka mes miqsh, nje kenge kenduar rrugeve te qytetit ne te ftohte.

Para disa javesh shkruajta se 'isha shume overwhelmed' prej gjerave qe Zoti po ben ne jeten time, sidomos plotesimi i nje lutjeje qe filloi kaq papritur, pranimi ne nje shkolle kaq prestigjoze qe nuk e prisja. Dhe prej kesaj zemra ime kthehet e bute,ashtu sic duhet te jete per te mbetur gjithmone e habitur, per te adhuruar dike qe jep dhurata kaq te plota, kaq te bukura, dhe ne nje kohe kaq perfekte.

Dhe kur kujtohem per detajet, cuditerisht me vjen te qaj se pse ndihem kaq me fat dhe pse duhet te jem une fatlumja, s'kam asgje te vecante prej te tjereve (pse une? pse zgjidhem une te me jepen dhurata kaq te bukura), dhe me vjen te therras me sa me nxejne mushkerite se ky Zoti qe njoh une, ky eshte dashuruesi me i madh i shpirtrave ( ndaj dhe poezia e Rumit me siper patjeter qe eshte shkruajtur per Te... ) Dhe me vjen te qaj se njerezit nuk e njohin ate per ate qe eshte dhe sa shume do te doja qe ta njihnin. Dhe me vjen te qaj qe gjerat jane vertet pa kuptim kur Ai nuk eshte prezent. Dhe me vjen te qaj se paska gjera te tilla te tipit: e mbrekullueshme, e bukur, enderr e kthyer realitet, gjera qe do mendoja se jane "too good to be true" , gjera te paarrira qe jane bere te arrira, gjerat qe formohen prej nje cilesie te shtrenjte, te florinjte dhe kamuflohen te thjeshtezuara qe ai qe kerkon, te gerrmoje, te zhbiroje.
Po qaj, dhe tani qe shkruaj realizoj qe " I still have not processed the overwhelming feelings. I am still Alice in Wonderland and I don't, I don't want to wake up, find the rabbit hole and come back to reality."


Postuar nga Katilesha datë 29 Mars 2013 - 14:02:

E meriton nje perqafim e nje pas ketij flash-i realistik e te ndjeshem, e te bute siç je ti.
Duhet te te uroj edhe per shkollen??


Postuar nga Morfine datë 06 Prill 2013 - 15:28:

!


Postuar nga lorie datë 31 Korrik 2013 - 22:29:

Dilema

JA serisht ne udhekryqe….jeta eshte keshtu ,gjithmone ,gjithmone. Mendoj se kam arritur deri ne nje perfundim kur serisht del perpara meje nje pirun, 3 shtigje, 30 peme, shume lutje se ku duhet hedhur hapi. Nje hap me shume te hedh, ndihem te dale jashte elementit tim, realizoj qe nuk di asgje, dhe kuptoj se di shume, mbi kush jam dhe prej frikes se kush mund te behem.

Jeta ishte nje henez e imet, e embel dhe magjike dje. Ishte nje lule e brishte ,e bukur, me ngjyra te mendafshta qe te dehte prej mosditjes dhe prej femijerise. Dikur varnim kokat neper diej, thurnim kurora luledelesh dhe luanim duke kenduar “ne jemi dy shqiponja….cfare beni ju shqiponja…ne duam me te bukuren….e kush eshte me e bukura…”

Ndersa tani e bukura duhet te analizohet ne menyre subjektive ose objektive. Deshira per tu kthyer ne ditet femijerore shihet si nje pjese e id-it per rebelim. Ego-ja e shkrete ben albitrin, dhe dija bertet : Mos shkel aty, mos ec tek shtegu i pare.” Dhe une frikesohem prej imagjinates se tepert, duke iu ruajtur mos kthehet ne psikoze, dhe emocionet e thella dhe pasionante i monitoroj se mos kthehen ne episode bipolare. Dhe pastaj lodhem me gjithe keto terma dhe me nis nostalgjia femijerore.

Classes will dull your mind; destroy the potential for authentic creativity. John Nash from A beautiful Mind

Dikur, ishte bukur apo jo? Dikur…por perbranda si nje filiz i vogel, si nje fjolle tymi e holle nis te linde, nje bimez qe nxjerr koken te marr pak rreze dielli dhe pyes veten:” A s’mund ti kem te dyja? Te mbaj racionalen,me magjiken, imagjinaten me shkencoren, psikologjiken dhe shpirteroren ne nje xhep? A s’mund te mbijne disa njerez brenda meje?”


  Gjithsej 113 faqe: « E parë ... « 99 100 101 102 103 104 105 106 107 [108] 109 110 111 112 113 »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.