| Forumi Horizont | Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 1071 1072 1073 1074 1075 1076 1077 1078 1079 [1080] 1081 1082 1083 1084 1085 1086 1087 1088 1089 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)
Dilema
JA serisht ne udhekryqe….jeta eshte keshtu ,gjithmone ,gjithmone. Mendoj se kam arritur deri ne nje perfundim kur serisht del perpara meje nje pirun, 3 shtigje, 30 peme, shume lutje se ku duhet hedhur hapi. Nje hap me shume te hedh, ndihem te dale jashte elementit tim, realizoj qe nuk di asgje, dhe kuptoj se di shume, mbi kush jam dhe prej frikes se kush mund te behem.
Jeta ishte nje henez e imet, e embel dhe magjike dje. Ishte nje lule e brishte ,e bukur, me ngjyra te mendafshta qe te dehte prej mosditjes dhe prej femijerise. Dikur varnim kokat neper diej, thurnim kurora luledelesh dhe luanim duke kenduar “ne jemi dy shqiponja….cfare beni ju shqiponja…ne duam me te bukuren….e kush eshte me e bukura…”
Ndersa tani e bukura duhet te analizohet ne menyre subjektive ose objektive. Deshira per tu kthyer ne ditet femijerore shihet si nje pjese e id-it per rebelim. Ego-ja e shkrete ben albitrin, dhe dija bertet : Mos shkel aty, mos ec tek shtegu i pare.” Dhe une frikesohem prej imagjinates se tepert, duke iu ruajtur mos kthehet ne psikoze, dhe emocionet e thella dhe pasionante i monitoroj se mos kthehen ne episode bipolare. Dhe pastaj lodhem me gjithe keto terma dhe me nis nostalgjia femijerore.
Classes will dull your mind; destroy the potential for authentic creativity. John Nash from A beautiful Mind
Dikur, ishte bukur apo jo? Dikur…por perbranda si nje filiz i vogel, si nje fjolle tymi e holle nis te linde, nje bimez qe nxjerr koken te marr pak rreze dielli dhe pyes veten:” A s’mund ti kem te dyja? Te mbaj racionalen,me magjiken, imagjinaten me shkencoren, psikologjiken dhe shpirteroren ne nje xhep? A s’mund te mbijne disa njerez brenda meje?”
| Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 1071 1072 1073 1074 1075 1076 1077 1078 1079 [1080] 1081 1082 1083 1084 1085 1086 1087 1088 1089 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.