Forumi Horizont | Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)
fundi i ciklit mestrual
Cod. A21012008
sic mund te shihet nga ato qe kam shkruajtur me para, i gjithe cikli eshte nje kombinim i hormoneve te cilet jane pergjegjes per modifikimet qe i ndodhin mitres gjate fazave te ndryshme te ciklit. estrogjenet ishin ato qe ndikonin per rritjen e numrit qelizor te endometrit kurse progresteroni nga nje ane ka efekt te kundert me estrogjenin sepse bllokon ndarjen qelizore dhe formimin e eneve te gjakut nga ana tjeter fillon te mbaje lengjet ne kete zone dhe con ne nje trashje edhe me te madhe te endometrit. po ashtu progresteroni ndihmon per mbajtjen gjalle te qelizave. gjithsesi,rreth dites se 24 te ciklit (gjithsesi nuk eshte nje dite fikse),pasi qe nuk ka ndodhur fekondimi ne ditet e meparshme, prodhimi i progresteronit fillon te ulet dhe qelizat fillojn te humbasin ate mbeshtetjen qe kishin nga progresteroni per te qendruar te gjalla dhe fillojn te shkaterrohen dhe me kalimin e kohes ky shkaterrim perfshin edhe enet e gjakut dhe con ne fillimin e mestruacioneve. kjo faze shoqerohet me dalje te nje sasie te vogel gjaku e cila me pas ndalohet si pasoje e tkurrjes se mitres nen veprimin e prostaglandinave.
tek 50% e femrave kjo faze shoqerohet me dhimbje te cilat e kane origjinen pikerisht tek ai prodhim prostaglandinash qe ne kete rast shkaktojne tkurrje me te forta. kjo gjendje merr emrin dismenorre [1]
pak a shume keto jane momentet e ndodhin gjate nje cikli mestrual tek femra. keto momente kane rendesi ne diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve te ndryshme. marrim psh momentin kur rritja e LH shkakton carjen e folikulit dhe daljen e vezes (diku rreth dites se 13-14). nese kemi perpara nje rast infertiliteti dhe na duhet te verifikojne nese vjen prej nje mungese te asaj maje te perqendrimit te LH ne ate moment atehere masim per disa dit rresht perqendrimin e LH ne urina (dicka e ngjashme me testin e shtatzanise). nese shohim qe ajo nuk rritet gjate atyre diteve (ngjyra e materialit qe perdoret nuk ndryshon gjate testit),me shume mundesi shkaku i infertilitetit eshte kjo gje! rastet e tjera do ti them ne vazhdim e siper...
pervec kesaj,mbetet te analizohet edhe ana mashkullore e formimin te spermatozoideve dhe ne kete menyre kompletohen keto 2 procese para fekondimit...
[1] dismenorrea (Cod. A 03102005)
Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.