Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 25 Prill 2010 - 22:03:

Straziami, ma di baci saziami (1968)

Regjia: Dino Risi
Skenari: Age-Scarpelli
Aktore: Nino Manfredi, Pamela Tiffin, Ugo Tognazzi

Nje djale (N. Manfredi) njeh nje vajze te bukur (P. Tiffin) ne trupen artistike te nje grupi polifonik. Ai e ndjek ate deri ne fshatin e lindjes, transferohet atje, e ben per vete dhe vihen bashke. Por nje thashethem i gabuar ben qe te zihen dhe ajo largohet per ne Rome. Djali e ndjek ne Rome por atje nuk gjehen dot. Ai perfundon te endet rrugeve pa leke ne xhep, ndersa ajo perfundon te martohet me dike tjeter. Rigjehen rastesisht kur ai hidhet nga ura per t'i dhene fund jetes. Veçse tani jane 3 vete: ai, ajo dhe burri i saj. Te dy rrembehen prape nga dashuria, por s'dine si t'ia bejne burrit.

Film i kendshem qe alternon seriozitetin me skeçe dhe batuta komike. Eshte i pergatitur mire, shikuesi nuk lodhet se pari. Te prazanton vazhdimisht me surpriza dhe pamje groteske. Ngjan paksa teatral, por ndoshta skeçet e futura ne film aty kane lindur.

Nje fragment (pasi i ati s'i le te martohen):

(ne YouTube ka shume fragmente)


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.