Forumi Horizont Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)


Postuar nga Fajtori datë 16 Tetor 2010 - 04:58:

Nëna e huliganit Ivan: Është djali më i mirë në botë

BEOGRAD- Nëna e huliganit Ivan Bogdanov, protagonist i dhunës në stadiumin e Xhenovas në Itali të martën e kaluar, ka dalë në mbrojte të djalit të saj duke e quajtur “njeriun më të mirë e më të dashur në botë”.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Alo” Fanika Bogdanov shpjegon: “Ivani im është një djalë i dashur, i sjellshëm dhe tepër altruist, madje ai ka paguar për faktin se është një njeri i mirë”.
30 vjecari Ivan Bogdanov jeton vetëm me të ëmën pas vdekjes së babait të tij gjashtë muaj më parë. E ëma është shprehur se ka kaluar momente tepër të vështira teksa shikonte pamjet e të birit në ekran dhe ato që shkruheshin kundër tij nëpër gazeta.

E përditshmja serbe sjell edhe komentet e disa prej fqinjëve të 30 vjecarit të cilët thonë se “ajo që shkruhet për Ivanin është shumë e rëndë, nuk është thënë as për Bin Ladenin”
Ndërkohë Bogdanov i ka kërkuar sërish falje italianëve duke theksuar se veprimet e tij ishin një notë proteste për Federatën Serbe të Futbollit dhe nuk kishin qëllim pezullimin e ndeshjes mes Italisë e Serbisë.
Edhe gjatë ditës së sotme huligani nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe nuk ka kërkuar ndjesë për djegien e flamurit shqiptar në sytë e gjithë botës.

-------------------------------------------------
Meqe po diskutonim per raportin mes familjes dhe shtetit ne nje teme tjeter, vini re sa interesant ky lajm.
------------------------------------------------


  Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.