Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Nje nga arsyet se pse njeriu fillon te shkruaje nje ditar eshte pikerisht fakti qe rregullat s'egzistojne ne te,je vetem ti dhe fletet e bardha.Ditari nuk eshte njeri te cilit duhet ti flasesh me fjale te bukura,ndaj te cilit duhet te permbash nervat-deshperimet-lotet ngaqe duhet te luash nje rol te ekuilibruar dhe poashtu te pavarur.Ditari nuk ka aspektativa nga ti,nuk gllaberon fjalet e tua ne bardhesine e tije ngaqe s'ishin poetike(edhe pse me pas do kthehej ne gri,nje ngjyre e padeshiruar).
Ne momentin qe hap fletet e tije leshon veten totalisht,heq dore nga roli i vajzes,heq dore nga roli studentes,heq dore nga roli i mikes...eshte nje nga vendet ku "heqim dore gati nga cdogje pervec shpirtit".
Sikur ndjenjat te ishin folders s'do kishim nevoje per ditare,s'do vuanim,do i mbyllnim diku dhe keshtu vuajtjet nga e kaluara s'do bente me pjese ne gezimet e te ardhmes.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.