Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1084 1085 1086 1087 1088 1089 1090 1091 1092 [1093] 1094 1095 1096 1097 1098 1099 1100 1101 1102 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
E cuditshme vertet.Femrat nuk dashurohen kurre pas poezive dhe pas poeteve ,ato dashurohen pas dikujt qe i rremben shpirtin duke i bere hije te trupit te tyre.Kete e kisha kuptuar me kohe por perseri vazhdoja ne luften time me mullinjte e eres.Une Don Kishoti i dashurise u perpoqa me gjithe shpirt per te treguar nje pjese timen te cilen kisha frike ta tregoja.Perseri gabova...
Frikat e mia me kane mbrojtur nga kurthet e jetes por une asnjehere nuk i kam besuar sepse kam pasur idene se duhet sfiduar edhe bota sepse une jam me i fort se ajo. Me mire le te kthehem ciniku i perhershem , me mire le ta fsheh ndergjegjen time neper skutat e indiferences keshtu qe te kthehem serish i fort ,serish fitimtar , serish bastard.
Me mire nje njeri pa zemer sesa nje njeri me zemer te thyer , me mire apatik , me mire le te me urrejne engjejt dhe te me duan djajte. Nuk kam me fuqi te dihatem perpara ndjenjes , te me gjunjezoj ajo , te me mashtroj dhe te me hedhi tutje si dicka pa vlere. Nuk do te ndjek me gjurmet e endrres , nuk do te ndjek me aromen e ndjenjes ,nuk do ta vesh me lekuren e humbjes , humbjes se vetevetes per hire te nje dashurie sado e rendesishme te jete ajo. Asnje veshtrim sdo te me dritheroj me lekuren , asnje ze sdo te ma perkedheli me fytyren deri sa te zgjohem nga nga apatia egzistencjale qe me ka pushtuar .E di do te dashurohem serish edhe une por ne cdo hap qe do bej do kete nje mije dilema ,nje mije arsye ,nje mije pyetje qe do kerkojne pergjigje.Vetem atehere ku gjithcka te jete me e qarte ne mendjen dhe ne shpirtin tim do te kem mundesine te dashuroj serish ,deri atehere ...Lamtumire.
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1084 1085 1086 1087 1088 1089 1090 1091 1092 [1093] 1094 1095 1096 1097 1098 1099 1100 1101 1102 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.