Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Nje grua e dorezuar! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15793)


Postuar nga Katilesha datë 10 Maj 2008 - 03:16:

Post

E diel 26 shtator
Pra, ndodhi ajo qe prisja. Ndodhi.
 
E hene 27 shtator
Mire pra! Ngjau c’kishte per te ngjare. E natyrshme. Duhet te bindem dhe duhet ta mbys zemerimin qe me vloi perbrenda gjithe diten e djeshme. Morisi me pat genjyer; edhe kjo eshte fare e natyrshme. Mund te kishte vazhduar ne vend qe te rrefehej. Ndonese me vonese, duhet t’I jem  mirenjohesre per ciltersine e tij. Me ne fund, te shtunen, me zuri gjumi: here pas here zgjasja doren drejt shtratit tjeter; carcafi ishte gjithnje  I  tendosur. (Mua me pelqen te bie te fle para tij kur ai punon ne kabinet.) Ashtu pergjumesh, degjoj rubinetin te rrjedhe, ndjej aromen e lehte te kolonjes, zgjas doren, trupi I tij  mbush carcafet dhe une kridhem ne lumturi. Dera kryesore u perplas me zhurme, thirra: “Moris”! ishte tre e mengjesit. Nuk kishin  punuar gjer ne tre , kishin pire e derdellitur. U ngrita mbi shtrat:
-          Ne c’ore vjen ne shtepi? Nga vjen?
Ai u ul ne kulltuk. Ne dore mbante nje gote me uiski.
-          Ora eshte tre, them. Koleta eshte e semure, po cmendem nga shqetesimi, dhe ti kthehesh ne tre. Nuk ma ha mendja se keni punaur deri tani.
-          Koleta eshte me rende?
-          Nuk po permiresohet. Po ty aq te ben!  Mesa duket, kur merr persiper shendetin e gjithe nejrezimit, nje bije e semure nuk ka me rendesi.
-          Mos u bej e keqe kot.
Me veshtroi me nje lloj trishtimi te thelle dhe une shkriva sic shkrihem sa here  ai me mbeshtjell me kete drite te erret e te ngroht.
E pyeta me te bute:
-          Thuame, pse  erdhe kaq vone? –  ai nuk m’u pergjigj fare.
-          Keni pire? Keni luajtur poker? Keni dale shetitje? Apo harrove sa ishte ora?
Ai vazhdonte te heshtete, me nje menyre kembengulese, duke rrotulluar gotem mes gishterinjve.  Atehere I hodha ca fjale kot, vetem e vetem qe ta nxehja e t’I nxirrja me ganxha sqarimin:
-          Cfare pot e ndodh “ mos ke ndonje te dashur?
Pa me shqitur syte, me tha:
-          Po, Monike, ne jeten time ka hyre nje grua. ( Gjithcka ishte blu siper nesh e poshte kembeve  tona; nga larg shquhej bregu afrikan.Ai me shterngonte pas vetes. “Po me tradhetove, une do te vras veten – Po me tradhetove, une od te vdes nga  hidherimi”. Kane kaluar pesembedhjete vjet. Vertete? C’jane pesembedhjete vjet? Ishte kaq e kuptueshme. Une te dua. Nuk mund te dua tjeter njeri vec teje. E verteta eshte e panryshueshme, koha nuk ndryshon asgje.)
-          Cila eshte?
-          Noeji Zherar?
-          Noejia? Pse?
Ai ngriti supet. Qarte. E dija pergjigjen: e bukur, e shkelqyer, gashnjyese. Lloji I aventurave pa pasoja e qe I lajkaton burrat. Kishte nevoje ai te lajkatohej?   Me buzeqeshi:
-          Me vjen mire qe me pyete. Nuk me pelqente te te genjeja.
-          Sa kohe ke qe po me genjen?
Nuk ngurroj asfare.
-          Te kam genjyer ne Muzhen. Dhe qysh kur u ktheva.
-          Ke fjetur me te kur mbete vetem ne Paris?
-          Po.
-          E takon shpesh?
-          Oh jo! Ti e di mire se une punoj….
I kerkova saktesime. Dy mbremje dhe nje pasdite pas kthimit te tij, nuk me duket pak.
-          Perse nuk me the qe ne fillim?
Me veshtroi me trishtim dhe me tha, me nje ze plot dhimbje:
-          Ti thoje se do te vdisje nga hidherimi…..
-          Keshtu thuhet, kot.
Me erdhi t’ia plasja te qarit ate cast; nuk  po vdisja, kjo me bente te vuaja dhe  me shume.  Permes avujve te kalter ne veshtronim afriken, perselargu, dhe fjalet qe shqiptonim nuk paskeshin qene vecse fjale. U perplasa ne shtrat. Ky grusht me kishte derrmuar. Habia me zbraste krejt koken. Me duhej nje fare kohe per te kuptuar c’po ngjante . “Biem te fleme”, I thashe. Zemerimi me zgjoi heret.  Dukej aq I pafajshem , me ato floke rene mbi balle, I rinuar nga gjumi. ( Ne gusht, gjate mungeses sime ajo qe zgjuar prane tij: nuk mund ta besoj! Perse e shoqerova Koleten ne mal? Ajo nuk kishte ndonje deshire te madhe, une ngula kembe) Me ka genjyer per pese vjet te tera! “ Sonte beme nje hap serioz perpara”. Dhe kthehej nga Noejia. Me vinte ta shkundja, ta fyeja, te ulerija. Po e mbajta veten. I lashe nje cope leter mbi jastekun tim: “Sonte “. Sigurisht qe mungesa ime do ta prekte me shume se cdo qortim; kur tjetri mungon  s’mund te pergjigjesh dot. Brodha kot me kot neper rruge, me keto fjale qe me ushtonin ne koke: “ Ai me ka genjyer”! I thoshja: “ Do te vdes nga hidherimi” po , por atehere me behej t’ia thoshja.  Ai ishte me I zjarte se une kur e vendosem paktin tone; asnje kompromis, asnje leshim. Kalonim ne rrugen e ngushte Sent – Bertra de Komenzhe dhe ai  ngulmonte : “ Do te te mjaftoj une gjithmone?” merzitej se nuk I pergjigjesha me shume afsh ( po sa I embel qe pajtimi ne dhomen e atij hoteli te vogel plot arome dorezonje qe hynte nga dritarja! Kane kaluar njezet  vjet: duket djeJ , ai me mjaftoi , jetova vetem per te, ndersa ai per nje trill, I tradhetoi betimet tona! Mendoja: do t’I them ta lere, menjehere! Shkova te Koleta, u mora me te gjithe diten, por perbrenda zieja. U ktheva ne shtepi e raskapitur.“Do  t’I kerkoj ta lere”. Por c’kuptim ka fjala “kerkese”  pas nje jete te tere dashurie e vemendjeje? Nuk kam dashur asgje per vete, qe te mos vlente edhe per te. Ai me mori ne krahe gjiteh turbullim. Kishte  telefonuar disa here te Koleta dhe s’I ishte pergjigjur njeri ( une e kisha bllokuar telefonin, qe ajo te mos shqetesohej). Ishte shume I tronditur.
-          Nuk te shkoi ndermend se doja te vija dhe une?
-          Me shkoi.
Shqetesimi I tij me ngrohu dhe e degjova pa u zemeruar. Sigurisht , atij nuk I pelqente te me genjente, dhe duhet kuptuar.  Ngurrimi I pare sjell pastaj nje mjegullime te madhe: nuk tam ban me te tregosh te verteten, sepse duhet te pohosh edhe q eke genjyer. Pengesa behet edhe me e pakapercyeshme per njerez si ne qe e cmojne shume sinqeritetin. E pranoj dhe vete: me cfare ngulmimi do ta kisha genjyer une , per te fshehur nje genjeshter. Rrenat e par ate Lysienes dhe Koletes me shtangnin kembe e duar. Me zor e gelltitja faktin se te gjithe femijet I genjejne nenat e tyre. Po jo mua! Une nuk jam nje nene te cilen mund ta genjesh ; une nuk jam nje grua te cilen mund ta genjesh. Seder budallai. Te gjitha grate e pandehin veten e tyre te vecante; te gjitha mendojne se atyre nuk mund t’I ndodhin gejra, dhe te gjitha I genjen mendja. Sot u mendova thelle.( Sa mire qe Lysiena eshte ne Amerike. Do te detyrohesha te luaja role me te. Duk do te me linte te qete.)  vajta e bisedova me Izabelen. Ajo me ndihmoi , si gjithmone. Pata frike se nuk do te me kuptonte, sepse ajo dhe Misheli e kane bazuar marredhenien e tyre tek lira, jo si une e Morisi tek besnikeria. Po kjo nuk e ka penguar me tha, t’I ihipnin here pas here xhindet me te shoqin dhe te ndjehej ne rrezik: para pese vjeteve pandehu se ai  po e linte. Me keshilloi te beja durim. Ka shume respekt per Morisin. I duket e natyrshme qe ai te kete deshiruar nje aventure; I falet qe ma fshehu ne krye; po do te lodhet shoejt, patjeter. Keto lloj gjerash kane terheqjen e tyre m si gjera te reja qe jane; pastaj kha vepron kunder Noejise; dalengadale, prestigji qe gezon ne syte e Morisit, do te bjere. Vetem se , nese une dua qe dashira jone te dale e pademtuar nga kjo prove, nuk duhet te luaj as viktimin e as grindavecen. “Sille me te sikur e kupton, ji e gezuar. Mbi te gjitha, sillu miqesisht”, me tha ajo.  Ne kete menyre  e  pat  rifituar  me ne fund Sharlin. Durimi nuk eshte virtyti im kryesor. Por e shoh se duhet ta ushtroj. Dhe jo vetem per taktike: per moral.  Une kam bere jeten qe kam dashur: duhet ta meritoj kete privilegj. Nese mposhtem me hallin me te pare , gjithe c’mendoj per veten s’eshte vecse perfytyrim I rreme.  Une jam kerkuese, I ngja tim eti , dhe Morisi me cmon, po r gjithashtu perpiqem te kuptoi te tjeret dhe t epershtatem. Izabela ka te drejte: eshte e natyrshme qe nje burre te kete nje aventure pas njezet vjet martese.  Une do te isha anormale- feminore- pot e mos e pranoja kete. Pasi u ndava me Izabelen nuk me shkohej me te takoja Margeriten , por ajo me kishte derguar nje copez leter gjithe ndjenje, nuk e deshperoja dot. C’trishtim ne ate vend, c’fytyra te vuajtura adoloshentesh. Me preken vizatimet e saj ; te kendshme. Donte te bente dekoracione; o te pakten te rregullonte vitrina.  Mbi te gjitha te punonte.  I perserita premitmet e gjykatesit. I tregova perpjekjet qe kisha bere per te marre autorizimin qe te dilja te dielen me te. Ajo ka besim te une, me do fort, duron: po jo gjithmone.  Sonte do te dal me Morisin. Keshillat e Izabeles dhe te zemres sime: per te rifituar burrin , ji e gezuar, elegante, dil me te. Une nuk mendoj se duhet ta rifitoj, nuk e kam humbur. Por, kam shume pyetje per t’I bere dhe biseda do te jete me e cliruar pot e darkojme jashte. Nuk du ate duket sikur e kane organizuar  me qellim. Me shqeteson  nje detaj pa kuptim: pse mbante nje gote uiski ne dore? Une e thirra: Moris! Isha zgjaur, ne tre te mengjesit; ja pat marre mendja se do ta germoja. Zakonosht nuk e perplas deren aq fort kur hyn.    


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.