| Forumi Horizont | Gjithsej 91 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 91 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Shqiperi,martesat e vajzave nen moshen 18 vjece. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16624)
Kjo tema eshte pak tendencioze dmth ben fjale vec per vajzat e me duket e drejte te flasim dhe per djemte sepse ata jane gjysma tjeter qe perfshihet ne kete diskutim.
Duke qene se ne Shqiperi jemi ne fermentim e siper persa i perket traditave zakoneve e te shoqerise, normale qe kjo do te pasqyrohet ne institucionin me te rendesishem te saj e dmth martesen. Kemi te bejme me nje shoqeri qe perdite e me shume po i rri ngushte ky sistem jetese e rregullash e ne rastin tone duke mos pasur nje zgjidhje alternative gjeresisht te pranuar shpeshhere behen te tjera qe ne nje kohe afatgjate ndoshta dalin te gabuara e te pamenduara. Ketu kemi dhe nje seleksionim natyral ama, ata qe bejne ne pergjithesi keto zgjedhje ne shumicen e rasteve as qe do ta kishin vazhduar shkollen apo synonin te kishin karriera prandaj nuk besoj se martesa eshte arsyeja fondamentale e disa pasojave te ketyre martesave se sa niveli, mentaliteti dhe e kaluara familjare e individeve.
Ajo qe nuk me pelqen eshte formulimi pak i pyetjes psh a duhet lejuar nga prinderit, tani zgjidhja tjeter eshte mos ti lejojne, ti nxjerrin nga shtepia, te ndahen per se gjalli apo ti detyrojne me force te bejne dicka qe nuk duan? Po ne rastet e shtazanive si mund te sillen keta prinder? Ndonjehere i japim shume liri prinderve me te drejte kuptohet sepse dhe ligji ia lejon por ama marredheniet mes njerezve nuk jane kaq te prera me thike e akoma me shume kur kemi te bejme mme njerez qe po dalin ne jete e nuk kane eksperience.
Me kete nuk dua te them qe keto martesa jane nje gje e shendetshme,e durueshme e pa pasoja negative por nga ana tjeter dhe perdorimi i forces e imponimit ne te gjitha format e tyre nuk e ndryshojne dot situaten. Ndryshimet behen vetem nese individet ndryshojne, kane prioritete te tjera e kane shpresa te tjera per te ardhmen cdo gjykim nga ana jone me duket se do ishte paragjykues sepse nuk jemi te perfshire drejtperdrejt.
| Gjithsej 91 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 91 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.