Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Pershtypje qe me la Shqiperia kete vit. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17261)
Postuar nga agata datë 07 Shtator 2009 - 20:41:
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
edhe e 4ra ke te drejte per sa kohe qe merremi e shofim se ca veshin njerzit e tjere ca mentaliteti kane njerzit e tjere skemi per te avancuar asnjehere ..... per mua eshte injorance te diskutosh muhabete te tilla e sidomos nga ju qe jetoni jashte
Pershendetje Angel.
Kur jeton ne nje vend te huaj dhe kthehesh me pushime ne vendin tend, ke deshire shume te madhe te veshtrosh e degjosh me vemendje cdo gje... Qofte te shikosh ndryshimin e rrugeve, mentalitetin e njerezve apo edhe veshjen e tyre... kjo vjen nga malli dhe nga deshira qe kemi ne, qe Shqiperia te ndryshoj per mire...
Por nje gje te tille, nuk mund ta kuptoj dikush qe nuk ka jetuar per dhjetevjcare te tera jashte vendit...
Qe te kthehemi tek tema. Vjet, erdha ne Shqiperi, e shoqeruar nga nje e huaj, dhe edhe pse personia ne fjale ka shume respekt per mua, perseri u detyrova te bej fjale me te... Arsyja, se nuk duroja dot kritikat qe ajo bente ndaj vendit dhe Shqiptareve... Kur ajo e pa qe isha vertet e nevrikosur, dhe nuk doja ti beja me shume muabet. me thote: "Te krikosh nje vend nuk do te thote te mos ta duash..." Ktheva koken dhe vetem buzeqesha...
Disa femra Shqiptare, e thekoj, disa, sepse nuk mund t'i fus te gjitha ne nje thes, kishin nje veshje te atille qe ketu edhe prostitutat nuk i kane...
Se dyti menyra e komunikimit me disa ishte shume e ashper, kisha pershtypje se me fliste nje mashkull, dmth per mua i mungonte feminiteti... Ndoshta jane vetem syte e mia qe i shikojne gjerat keshtu.
Megjithate, kjo teme nuk eshte hapur per te ofenduar ndonje, por per te dhene opinione dhe ky eshte thjeshte opinioni im... Se kuptoj c'lidhje ka me injorancen?
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.