Forumi Horizont | Gjithsej 224 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 224 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Dashurojme vetem nje here ne jete???? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=173)
Une nuk e di si mund te lindi pyetja ''Dashurojme vetem nje here ne jete?''. Duke ditur se per njeriun eshte gati nje nevoje te ndihet i dashuruar dhe te dashuroje, rrjedhimisht jemi ne perzgjedhje te vazhdueshme per nje dashuri, edhe pikerisht ate me te forten.
Ju duket se ndjenjat jane te pashterueshme? Dhe nese dikush nga ju eshte i mendimit se ndodh qe ndjenja per dike edhe nuk mund te shteroje, ju ndodh perhere te godisni ne shenje dhe te dashuroheni me ate per te cilin ndjenjat tuaja nuk do te shteronin kurre?
Cdo here qe dashurojme, jetojme nje dashuri te ndryshme ndjesore. E kam menduar shume here ate qe kam degjuar nga shume vete, se dashuria e pare eshte me e forta dhe nuk harrohet. Mua me duket se e para nga fundi eshte me e forta, dhe te parave nga fillimi sa vjen dhe ua harroj bukurine.
[Me kujtohet kam lexuar diku :''Ska gezim, hidherim, dashuri, urrejtje me te madhe sa te mos e zbusi koha'', dhe mu kujtua kur po shpreh konkluzionin se dashuria e pare nga fundi, eshte e fresket dhe ajo me duket me e forta.
Pa u larguar ende, jam e mendimit se nuk ka si te dashurohet vetem nje here. Por edhe nje krahasim te eksperiencave dashurore me duket se nuk mund ti behet. Asnjera prej tyre nuk eshte e njejte. Ka nje vecanti ndjesore cdo here qe ne dashurohemi. Ka te bukuren dhe te vecanten e vete. E madje edhe menyra se si dashurojme eshte e ndryshme per cdo here. Kur ben nje rezyme te jetes, pasi ke shkuar shume dhe e konsideron te mbyllur procesin e perzgjedhjes (po e quaj perzgjedhje), njeren prej eksperiencave dashurore mund ta konsiderosh vertet te forte dhe pasionante. Aq sa kur te vjen ne mendje te mendosh per dashurine te vjen ne mendje vetem ajo éksperience. Pra nje mund te jete nga me te fortat por smund ta quash se ke dashuruar vetem nje here.
Sa per puthjen e pare, nuk mund te them eshte me e bukura dhe nuk harrohet ajo e para.
Se fundmi, cdokush nga ne, rritet, dhe meson te dashuroje me bukur, me fort, me tere kapacitetin e tij, dhe njekohesisht meson dhe ta vleresoje me drejte nje ndjenje dashurore....
Lidhur nga kjo e fundit, edhe vleresimi eshte relativ (ketu ka te rritur dhe te parritur ), cka do te thote se dikush tjeter seshte i ketij mendimi me mua....
Ciao
Gjithsej 224 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 224 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.