Forumi Horizont | Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
Sot takova Anin,nje shoqen time,qe kisha 1 muaj pa e pare.Ani gjithmone e qeshur sot nuk mund te qeshte.Para nje jave kishte rene nga bicikleta dhe ishte shembur keq ne te gjithe trupin.Vec kesaj kishte demtuar fytyren dhe i ishin thyer pergjysme dy dhembet e pare qe i ka shume te bukur.Une ngushellimet i kam inat.Por i krijova atmosfere gazmore duke shprehur qe dy dhembe nuk jane asgje,qe dukej shume e permiresuar,qe shume te tjere pesojne deme me te renda etj.
Ani nuk eshte bebe,qe te genjehet me karamele.As une nuk ja thashe ne trajte karameleje.As me meshire.I tregova thjesht,qe edhe mua me kishin thyer vite me pare nje dhemb me gur dhe kellefi nuk dallohet dhe nuk te shqeteson,qe nje shoku im theu njehere nofullen,qe edhe une ne aksidentin tim te pare me makine (dhe te fundit) u shemba keq ne shpatull.I thashe me fjale te tjera se s´eshte e vetmja.I thashe se te gjithe pesojne njehere dicka pak a shume te ngjashme.Ani eshte vajze kurajoze.Meqe ra fjala ajo do nje djale,i cili ka frike ta doje.
Pastaj folem per tema te tjera me interesante.
Ndonese pak me veshtiresi nga dhimbjet,ne fund Ani qeshi...
Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.