Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Laberi te dua shume (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2713)


Postuar nga unforgiven datë 01 Mars 2004 - 20:57:

Bilbilenjve

Neper shekuj krahendritur
trembedhjete bilbilat vijne
kufomat perballe litarit
zemrat malit per lirine.

Nenat labe c'djem qe ritet
lule bilbilat me palle
I ushqyet neper male
dhe buken pershesh me dhalle.

Gjemon rende sheshi i janines
neper qiell dalin rete
era po perkund litaret
malet pershendesin djemte.

Trembedhjete bilbilat lidhur
trembedhjete litar mbi balle
Kapedani nxjer kutine
-Dale bej te dredh cigare.

-Dale bej te dredh cigare
Jam bilbil Shakua me palle
Kapedani veshtron djemte
vdekjen qe u zbret mbi balle

Kraheve sherqet e leshta
neper kembe mbathur opinga
vec me malet krahasohen
lule trembedhjete bilbila..


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.