| Forumi Horizont | Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Mbyllur ne qeline e kotesise shlyejme fajin e te qenit lindur
I ngushte eshte shtrati ku fle brinjazi lumi yne i shterur
Jashte kalterojne muzgun shpirterat e atyre qe kane ikur
Brenda cicerojne ngjirur zogjte e atyre qe kane mbetur
Gdhenda edhe une inicialet e mia ne murin plot mbishkrime
Liber miqsh te cilet u penduan qe trokiten ne deren e hapur
I zoti i pensionit,plak shurdhmemec,i humbur ne mendime
Ka ngrire prej zanafilles ne prag te qiellit me krahe te zgjatur
Kur hesht jam lakuriq leshtor ne pyllin e pasqyrave
Majmunet kercejne degeve e papagaj gjithefaresoj
Perpiqem te gjej veten ne turmen miope te fytyrave
Nga afer jemi te ndryshem, nga larg te gjithe njelloj
Po pres te zgjohet rojtari i dremitur e te sjelle faljen
Femije harrakat ndoshta, mbase nuk eshte njeri
Ngerdheshja,lotet,turpi shkojne perkrah me talljen
E nuk di pse permallohem pak kur me kujtohesh ti...
Koha pikon pergjumshem streheve tona
Shoh siper e lutem qe te mbaroje shpejt
Eshte heret per te jetuar, ose vone
Te tretem dua e thjesht te hesht
I vetmi ngushellim eshte fundi
Hapi dyert te lutem e me ler te dal
Se kjo ketu eshte rruge asgjekundi
E ne te humbur,te verber e te cale
Po ndoshta eshte vetem teke casti
E neser apo pastaj na hapen syte
E bien orteqet e fjetura prej se larti
E zgjohemi pa mall e brenge ne fyt...
| Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.