Forumi Horizont | Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3613)
Te ndjej.... shume here ndjej qe te kam prane dhe me ledhaton.. por kalon nje çast i shkurter dhe ti zhdukesh dal ngadale. Zgjas duart per te kerkuar si e verbuar po nuk te gjej, atehere mbeshtillem prape ne vetmi.Dhe ti zhdukesh dhe nga mendja ime. Pse nuk arrij te te kem ne zemer gjithmone? Pse s'kam arritur te krijoj akoma ate besim te ty, ai besim qe te me ndjeki ne cdo hap te kesaj rruge e quajtur jete, ai besim qe te bej ferrin e perditcem me te bute, me te kendshem? Sot te ndjej shume larg, te ndjej shume distant nga mua, shume te ftohte dhe ndjej qe pak nga pak po te humb. Imazhi jot po zhduket prape mbas reve te shpirtit tim... jo sot, sot jo, mos ik te lutem! Kam nevoje te ndjej afer ngrohtesine tende, kam nevoje te ndihem akoma gjalle nen duart e tua, sepse shpirti im po digjet ne vetmi, pak nga pak po bashkohet me indiferencen e kesaj bote te panjohur. Kam nevoje per ty o Zot, mos ik....
Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.