Forumi Horizont Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ku Qëndron Lumturia E Vërtetë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9438)


Postuar nga ksovari datë 19 Shtator 2005 - 14:22:

...

Citoj ate qe tha DEmokrate4ever:
"Lumturia e vertete qendron ne gjerat qe na rrethojne ,nese dime qe ti shijojme. Pak shume ,shume pak mjafton te dime te marrim esencen e tyre.Lumturia eshte e pafundme."
------------------------------------------------------------------------------------------------
>>>POR SI TA GJEJME<<<
-----------------------------------------------------------------------------------------------



Bokasse (Jean Bedel)

Ç'ishte ky fare Bokassi?

Veten e shpalli perandor. Masakrat e tij ende mbahen mend ne Afriken Qendrore.
Me rastin e vezites se tij ne France, kunder tij eshte kryer grushtshteti, ashtu qe i eshte dashur te mbetet atje. Por, nuk mundi te duronte e te mos kthehej ne vedin e vet, dhe e beri kete ne emer te rrejshem, por e zbuluan - e burgosen dhe e denuan.... Tani nuk dihet a eshte ende i gjalle apo i mbytur. Por dihet se eshte semur rende dhe ka vuajtur nga shume semundje, e me te lehtat ishin merzia dhe mjerimi, dhe ate ne vedin e vet ku ishte perandor.

Ishin keta disa shembuj te shkurter, e shembuj te tille ka perplot ne te kaluaren, por edhe tani, te cilet e presin caktimin e Allahut , e cili nuk mund te ndryshohet.

Ja kjo eshte lumturia e imagjinuarper te cilen shumica mendojne se eshte e vertete. Disa njerez, ne shikim te pare, duken te lumtur, e ne te vertete - pijne helmin e merzise dhe te mjerimit. Kete me se miri e ka pershkruar Hammad el-Haxhi (Allahu e meshirofte) ne poezine e vet:

" Njerezit me takojne te buzeqeshur,
Por nuk e dine çka me eshte ,
Ua tregoj gezimin dhe lumturine,
E do te deshiroja te jene ne lekuren time..."
Pastaj vazhdon:

" Sikur ta dinin se jam i merzitur
Dhe se tere toka me eshte e ngushte,
Do te iknin nga une,
Dhe as qe do te shikonin;
Mdje edhe ne mosqenien time
Do te shprehnin antipati ndaj meje.
Edhe miqve, te vertete po t'ua tregoja
Do te dukej se kam bere mizorite me te medha"

Te tille jane njerezit dhe synimet e tyre per t'u bere si ata te cilet jane ne pozita te larta.

Ja njeri nga shembujt me te qarte per lumturine e imagjinuar. Ajo eshte jeta e njerezve ne Evrope, e veqanerisht ne vendet skandinave. Jane keto vende me te pasura e me standarte te larte, e megjithate me numrin me te madhe te vetevrasjeve te regjistruara. Suedia eshte vendi me standarte me te larte ne te ardhurat personale, por gjithashtu qendron ne vendin e pare edhe me numrin e vetevrasjeve!!!
Nderkaqe ne vendet islame , edhe pse pjesa dermuese e tyre jetojne jete modeste, megjithate eshte i regjistruar numri me i vogel i vetevrasjeve ne bote.

Keshtu del ne shesh e verteta, qe lumturia reale nuk qendron ne pasuri , ne fame, as ne diploma e te ngjashme. E tere kjo eshte kalueshmeri e kesaj bote.

Atehere pra ku ndodhen burimet e lumturise? Cilat jane vetite e te lumturve, e atyre te cilet vertete jane te lumtur?


  Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.