| Forumi Horizont | Gjithsej 156 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 156 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- A Justifikohet Dashuria mes nje te Martuari(e), me nje Beqar(e) dhe anasjelltas??!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9543)
prishtinase, si me shume egersi flet. C'jane ato "plumba ballit", "shkaterruar mizorisht", "faji i qeverise"...?!
cfare ndodh brenda nje cifti, eshte puna e tyre personale dhe jo e qeverise, as e lagjes, as e fisit, nqs flasim per ndjenja, sigurisht. Nqs burri vendosi ta ndaje gruan, sepse njohu dike tjeter, nuk eshte gje e kendeshme, po jane gjera qe ndodhin, dhe s'e kuptoj perse thua qe ai meritoka plumbin ballit. Jo nuk e meriton fare, ka te drejte ta ndaje, ashtu sikurse dhe gruaja kishte te drejte ta ndante me perpara. Tjeter muhabet, qe kjo gruaja e historise tende paska qene kaq naive, qe mendonte se per 7 vjet ky i shoqi do behej "prift" e s'do i hidhte syte ndonje tjetre. Te kishte qene e mencur ajo, as do i shkonte ndermendje te bente hesape te tilla. Koka ben koka peson, ashtu sic e "pesoi" dhe ajo. Here tjeter te marri mend.
Sa per ate "deri ne vdekje", ajo eshte deshira e gjithkujt, po shpesh here kur e sheh veten ne nje martese pa dashuri (me korrigjo nese gabohem, por ne kosove shpesh here martohen me shkese, pra s'ka shume vend per dashuri), atehere s'eshte cudi qe ne nje moment te jetes te takosh si te thuash shpirtin tend binjak. Jeta eshte shume e shkurter per sakrifica te tilla, prandaj shpesh here mire eshte qe secili ta kuptoje qe kjo martese ishte nje gabim e te shkoje ne punen e vet, ku mund te jete shume me i lumtur.
Por problemi qendron tek mentaliteti. Nuk e di si eshte ne Kosove, por kam pershtypjen se nuk shihet me sy shume te mire gruaja e divorcuar. E pra, vetem ngaqe rregullat e nje shoqerie jane aq te egra, kjo s'do te thote qe eshte mire per dy njerez te jetojne bashke kur nuk kane me asgje te perbashket me njeri tjetrin.
Dhe me habiti ajo fjala "cifut". Eshte vertete cifut ai burri i historise, apo e perdore ti si sharje?! Nqs kjo e dyta, mundohu te lutem te permbahesh, sepse po kalon ne gjera delikate.
| Gjithsej 156 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 156 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.