Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)


Postuar nga MARSMED datë 01 Nëntor 2007 - 03:00:

Jeni ju qe vendosni diagnozat... una jap vetem te dhenat
Nga echodopler u verifikua nje tromboze keshtu qe filloi terapia me heparine dhe warfarine.Nderkohe terapia me kortizon qe ai po e merrte per artritin ne gju ishte ne dozat zbritese progresive dhe pas dy ditesh perfundoi.
Pacienti ka qene pak me i qete,nuk ndjen dhimbje dhe tendosje me ne kembe dhe ajo po merr ngjyren normale.Ne diten e kater pacienti ankon per djegie te syve.. verehet nje skuqje e konjektives... per nje dhimbje te lehte te barkut,cefale,nauze.Ditet ne vazhdim edhe pse kemba u qetesua i rikthehet nervozizmi,ankon se i dhemb tere trupi,barku,koka.Por duket sikur jane me shume te ekzagjeruara nga pacienti.
Del nga spitali diten e tete me terapine me warfarine.
Pas 2 javesh gjendet prap ne urgjence ..ne gjendje te dehidratuar e i zbehte.Ankon per dobesi te pergjithshme,mungese oreksi,marrje mendsh,dhimbje ne gju.
Cfare do te beni?


Postuar nga NS-6 datë 01 Nëntor 2007 - 04:36:

ceshtja po behet edhe me interesante me sa shof

ne fakt te thuhet vetem artrit ne gju me duket pak siperfaqsore nese nuk cilesohet me ne detaj se me cfare lloj artriti kemi te bejme dhe nga e ka origjinen. Flebit nga tromboza e venave qe eshte perhapur tek gjuri me duket pak e veshtire (gjithsesi eshte hipoteze qe duhet verifikuar  per faktin se dhimbja e gjurit ka filluar perpara dhimbjes se pulpes. personalisht,fillimisht u perqendrova tek ceshtja e artritit duke i dhene me pak rendesi ceshtjet se dhimbjes ne pulpe,gje qe e pranoj qe bera gabim. mosha,puna (dhe mundesia qe personi qendron per nje kohe te gjate pa levizur) si dhe sintomatologjia duhet te me jepte idene qe dicka me e gjere po ndodh dhe kjo ishte tromboza venoze.nuk duhet te prisja qe pacientit ti shfaqej cianoza ose ti shtohej dhimbja edhe me teper qe ta konsideroja si hipoteze te rradhes se pare. kete gje nuk duhet ta lija menjane per faktin se dihet qe ne patogjenezen e nje embolie pulmonare, rol te rendesishem luajne embolet qe shkeputen nga nje tromboze e eneve te gjakut te gjymtyreve te poshtem. ajo qe e ben edhe me lemsh situaten eshte edhe kongjuntiviti qe duket si nje shenje e ndare por qe duhet te kete lidhje. pacienti ka treguar nese ka pasur dhimbje gjate urinimit?eshte bere nje kultur e urinave per kerkim bakteriesh gjate periudhes kur ishte shtruar? kam mendimin qe sindroma e Reiterit mund te jete akoma nje hipoteze e mundur!

nje negativitet per faktorin reumatik nuk heq mundesine e atritir reumatoid duke qene se vetem ne 70% te rasteve e gjen pozitiv...eshte nje test tjeter,ai i citrullines nese nuk gabohem qe do ta perjashtonte me menyre definitive kete mundesi!

mund te di ndonje gje me teper per kongjuntivitin,nese ka ndonje shenje te vecante?

 

Mister DXP drejte thote qe eshte edhe mundesia e nje flebiti dhe jam dakort qe te tentohej per ta perjashtu si hipoteze (kortizonin per sa kohe e kishte marre dhe ne ca doze?). duke pasur parasysh ate qe tha,gjate shtrimit do ti kisha bere edhe nje profilakt kundra bakterieve duke qene se nje infeksion nga zona tromboze mund te jete e mundur.po ashtu duke qene se eshte bere diagnoze e trombozes venoze te thelle do te konsideroja edhe mundesine e asaj qe permenda me siper,ate te nje shkeputje te nje cope emboli nga zona. gjithsesi fakti qe nuk ka dispne me ben "te ndihem disi me i qete" por ka raste qe nje emboli pulmonare mund te mos jape asnje shenje nese ndodhet ne periferi! do kerkoja matjen e D-dimerit si dhe fibrinogjenit si dhe provat hemogjenike PT,PTT,aPTT (qe normalisht duhet ti kerkoja qe ne fillim)po ashtu qe ne terapine fillestare te trombozes venoze,pervec nje fibrinolize te zones, do konsideroja mundesine e vendosjes se filtrave ne vene qe te ulin mundesine e kesaj komplikance.

 

tani pacienti eshte kthyer dhe duket edhe i dehidratuar dhe i zbehte. zbehja nuk me cudit nese mendojme qe kishte nje hemoglobine 8.7. kjo do shpjegonte edhe marrjen e mendve,lodhjen,mungesen e oreksit. fakti qe dhimbja ne gju vazhdon edhe pasi eshte rregulluar ceshtja e trombozes venoze,me ben disi dyshues mbi mundesine e nje flebiti.nese shihet qe mund te kete nje dhimbje te formes psikike do provoja nje infuzion ilacesh antidhimbje por me placebo (:p) qe te shoh nese me te vertete ka dhimbje apo jo!

 

 

ne kete pike dua hemokromon (me te gjithe elementet perberes),provat hemogjenike te mpiksjes se gjakut,sideremine,ferritinen, transferrinen,elektrolitet, analize mikroskopike per te verifikuar nese ka hemolize,te gjitha keto te periudhes kur eshte kthyer.dua te shoh nese ka ulje akoma te hemoglobines apo jo!

me duhen parametrat vitale te tij si dhe perqindjen e saturimit te oksigjenit.

pergjigjen e D-dimerit nese eshte bere ne periudhen gjate shtrimit,po ashtu do kerkoja edhe ANA,ENA,c-ANCA,p-ANCA dhe PSA! gjithashtu do kerkoja serish nje analize te urinave perfshi ketu osmolalitetin,identifikimin e elementeve perberes si kristale,qeliza te bardha,te kuqe,elemente bakteriale etj,kreatininen,azotemine dhe acidin urik!

 

vazhdon ti kete dhimbjet e barkut?nese po, ne cilen zone e ndjen dhimbjen,analiza objektive tregon zona rezistence?dhimbjet kane ndonje lidhje me kohet e ushqimit ose me kohen kur del jashte?

 

ndonjehere kur ka shume elemente ne nje rast,nga tentativa qe ben per ti dhene nje shpjegim,mund edhe te humbesh mes tyre...gje qe po me ndodh ne kete rast...e di qe do kem harruar ndonje gje me siper.nese po do ti kerkoja ne vazhdim....iher per iher keto...do tu bej nje permbledhje elementeve se jane hallakat gjithanej 

 

 

 


Postuar nga Mister_DXP datë 01 Nëntor 2007 - 05:01:

Sigurisht qe gjendja duket me e komplikuar se nje tromboflebit. I shkreti e paska zene perendine me gure.

 Eshte jo e zakonshme, por jo e pamiundur qe te fillojne dy semundje menjehere.

analiza te tjera:

Elektrolitet: do te me interesonte Ca i lidhur dhe Ca++.(i jonizuari)

Paneli i thyroides.

Urina e 24 oreve per elektrolite dhe klirensin e kreatinines. Densiteti patjeter.

Antikorpet antinukleare

Komplementi (panel)

C reactive proteina

perseritje e gjakut komplet(formuala)

PT PTT

Prova reumatizmale

 

 

Disi i corjentuar ndihem

 Puna eshte se duhet rimare nje anamneze e hollesishme


Postuar nga MARSMED datë 01 Nëntor 2007 - 21:43:

ok te shtjellojme kerkesa
Ne gju kemi artrit ,kaq te thote imazheria.Gjeje ti origjinen
Funksioni renal normal.
Ne sy kemi konjuktivit,kaq,pa komplikacione.

Analizat e bera kete here :

TA  95/70
FK  90/min
FR  28/min
Temp. 37.7 

hemograma:
eritr. 3300000
leukoc.15000
Hb.    8 mg/dl
eritrosed. 27
tromboc. 100000
ne mikroskop verehen shenja hemolize(Coombs +)

fibrinogjen  400
Fe           10 (14-31 mikromol/l)
ferritinemia 9 (12-200 mikr.g/l)
transferin. 3.8 (2.5-3.5 g/l)

elektrolitet   normal
Sat O2   90%
D-dimer   400 ng/ml
T3,T4,TSH   normal
PCR         5 mg/dl
PSA        normale

ANA       neg
ENA       neg
C-ANCA    neg
p-ANCA    pozitiv

PT,aPTT,faktoret koagulues jane te alteruar per shkak te terapise  antitrombocitare qe ka filluar tashme.

Gjendja e pacientit e renduar.Dhimbja ne gju eshte rikthyer perseri fuqishem sa e le pa gjume pacientin.Gjuri paraqitet i enjtur ,i skuqur,dhe me teperature lokale.    Nderkohe kemba eshte kthyer ne gjendjen normale pothuajse.
Humori i pacientit sa vjen dhe perkeqesohet.Refuzon te ngrenit.Ndjehet i dobet i pafuqishem.


Postuar nga Mister_DXP datë 01 Nëntor 2007 - 21:52:

Dy analiza te tjera: Per

Bruceloze

 dhe Lyme

 

 konjunktiviti shkon edhe me arthroza te tjera


Postuar nga MARSMED datë 01 Nëntor 2007 - 22:02:

WRIGHT     NEGATIV

LYME        NEGATIV

 :p


Postuar nga Mister_DXP datë 01 Nëntor 2007 - 22:17:

Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
WRIGHT     NEGATIV

LYME        NEGATIV

 :p



 

Bechterew?( Spondiliti anchiosant d o te me intrigonte shume...Ai jep me shpesh dhimbje ne shpine por nuk perjashtohet edhe nje fillim nga gjunjet. Konjunktiviti prezent...dhimbja e barkut, mashkull, mosha,

 

Duhet pare HLAB27, megjithse eshte e dyshimte edhe kjo


Postuar nga MARSMED datë 01 Nëntor 2007 - 22:29:

nc negativ dhe ajo :p 

nuk eshte ndezur llambushka akoma eee

 


Postuar nga Mister_DXP datë 02 Nëntor 2007 - 00:20:

Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
nc negativ dhe ajo :p 

nuk eshte ndezur llambushka akoma eee

 



 Po s'u ndez qe ne fillim kurre s'ndizet:


Postuar nga MARSMED datë 02 Nëntor 2007 - 00:28:

me sa shoh qenka e vertet kjo teori hahaah sepse sa vjen dhe  i largohesh zgjidhjes 


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.