Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Në një bodrum të shekullit njëzet
Diku në katin e mesëm fqinji im sa më sheh e hap
derën dhe nis ta pastrojë armën e ftohtë E fshin
dhe buzëqesh me një zë të veçantë që më së paku i
ngjan gazit të njeriut Kështu vepron gati çdo ditë
por unë e di kush ja ka dhënë atë armë
vdekjepruese
dhe në cilën çetë vrasësh do të rreshtohet
Vetëm nuk e di a e di i gjori se unë nuk kam të dre-
jtë të jetoj Shkruaj këtë tekst të dëshmoj se unë
rroj në një vend me emrin Kosova ku fëmijët as të
rriturit nuk dinë kur janë Kërshëndellat Viti i ri
apo ndonjë festë kombëtare
Në kokërr të shpinës shkruaj dhe lexoj yjet para
se të fiken në një bodrum të shekullit ẗnjëzet kur
po merr fund edhe bashkimi i Evropës së dresuar
Ndoshta më mirë është të veproj kështu se sa të
zbres në mes të gogolëve të cilët na kanë zënë t'ia
djegin bishtin vropës
Oh Evropë
si po dukesh
pa bisht
Ali Podrima
RELIKE TË FUNDSHEKULLIT
e zbardhen në veti
në hijen e krahëve të korbave
sheshelët e arkanët e gogolët
argëtojnë kopilat e mëhallës
klounët kukulla në thasë najloni
kyçin duartrokitje buzëqeshje në kafaz
dhe i bartin tej vezullimave
Ali Podrima
E mira dhe e keqja
Nje here e Mira te Keqen takoi
dhe me buzeqeshje te paster si gjithnji
dhimbjet nga zemra desh t'ja mjekoi,
t'ja falte mekatet asaj pergjithnji.
Po e Keqja plaget si sheroi
te Mires i dha nje mesim te ri:
"Sa here me shikon te gjynjezuar
jam ne pritje te jap nje fatkeqsi.
Se di akoma ti, moj e Mire,
qe bota vete keshtu u krijua;
ty te kane taksur te vuash e te kurosh
po per te fituar, me kane lene mua!"
"Cudi nuk me vjen, e Mira i tha,
qe vetja te duket e fituar
dhimbja jote gjurme ne kohe la
po pa mua, dhe ti je e mbaruar."
Miqesia dhe Pabesia
C'ngjyre ka dhe si vjen?!
ne mes te miqesise pabesia
Ne cilin ferr rrugen e gjen
kur me te flinte mrekullia
Kur ndjen zerin e larget
ne breng e hidherim
Qe vjen nga miqesia
dhe te jep kaq shpres e gezim
Si kaq e vogel ngeli
kjo bote e madhe me gjuhe plot
sa dege e miqesise celi
dhe gjuhen e zemres se gjeti dot
Vetem ajo nuk mund te blihet
gjindet ne zemera plot dashuri
eshte e pamundur qe mund ta fitojne
Kush mbas shpine luan pabesi
E thone nje fjale te paret,e jo kot
''Gjuha s'ka kocke po kocke thyen,,
Kur miqesine nuk e ben dot
me thonj te ligj pse e gerryen?
Qiejt tane......
Me more nje cop qiell .....
... bota u drodh ne kembet e mija
u zhduke si hije me kohen
qe rend fshehur nga e verteta yjore
dhe.... nuk mendon erresiren qe me le
gezon ate cop qiellore.
Qiejt tane ndare ne dy pole, kaq larguar,
kur ti prek diellin une henen mbaj ne duar
sa larg,lart dhe gjere shtrihen dy zemra
per tu takuar dhe folur me telepati
sa e lodheshme kjo menyre jete
pa qiell pa dashuri,
dhe pse ti
kalon mbi dritaren time te heshtur
me sheh gjumin te me maresh dhe endren
merri -merri endrat e mija tashme te ftohta
pa ndjenje pa qiej ne fluturime flu
hidh mbi to gjurmet e tua te fjaleve
dhe ne shtitjet e tua mendore mendome
e mba qiellin tim te kthjellet blu
Se dua me fantazine lart s'kam me c'shikoj
dhe lotet s'me duhen nuk kam ke lendoj
meri ti te gjitha..jeto dhe per mua
une jeten pa qiell nuk kam pse ta dua
Mbi qiellin tim hidh fjalet e tua si yje plot mall e nostalgji
nen qiejt tane breza ne pafundesi do bejne dashuri
Ate qe se beme dot vec e shkruam
Une dhe Ti
Je pranvere...
Kur gjithmone e vrejtur me rri
Si dimer si kohe e keqe me rrebesh e shi ?
Lulezo per nje cast beju pranvere
Dergome buzeqeshjen per zemren e mjere !
Te shkelqejne syte si diamant i rralle
Nxjere thellesive neper oqeane
Ndodh qe shpirti ende te eshte ligeshtuar...
Rrethohet prej njerez pak te "c'njerezuar" !
Po c'faj, c'bera une ku te ngeli qejfi
Qe pres dallget e tua kur zemerohet deti !
Here me je nje puhize e embel vale
Here me vjen si dallge apo tramundane !
Je ne shpirt nje stine nje pranvere
Pa vale te ashpra qe turren mbi shkembejte
Prandaj qetohu o shpirt o zemra ime
Na ndau kurbeti dhe s'duam qortime !
Poezi nga Ismail Xhaferi
Shqiponja
Fluturonte nje shqiponje
Shkrep me shkrep e skaj me skaj
Kush e shihtre thosh per te
Keto jane vendet e saj
Por nje dite tek kish qendruar
Maje malit mbi nje gur
E qelluan pabesisht
S ra ne toke por ne flamuru
Poezi nga Ismail Xhaferi
E parakoheshme
Te putha nje mbremje te kalter
Te shkau nje lot i bukur si vese
Po lne tende te zbehte,te mekure
Me buzet e mia te lashe ne mes.
Nga puthja ime e lumturuar
Ca fjale dehese me thoshje
Po ti atehere nuk e kuptoje
Se puthja ishte e parakoheshme
Nje Don Zhuan doja te isha
Ndaj te braktisa pa merak
Ne zemren tende te pafajeshme
Nje zjarr u shua pak nga pak.
Pa kete puthje flake rinie
Do kishte mbetur kryenece
Dhe eshte kjo puthje e parakohershme
Filli qe na lidh ne heshtje
E di prej meje je zhgenjyer
Se s jam ai qe te jam shtirur
Tani ne zemren e plagosur
Kujdes kur vine per te te thirrur!
Poezi nga Ismail Xhaferi
Lirike
Debora ra si petale lulesh
Dhe krejt te bardha u bene udhet
Sonte s mund ti afrohem portes sate
Se me duken gjurmetu
Poezi nga Ismail Xhaferi
Dashuria e shurdhmemeceve
Nje shurdhmemec nje floke geshtenje
Me nje shurdhmemece ne dashuri pat rene
E ndiqte si i marre neper qytet
Po perballe dridhej si gjethe ne vjeshte.
Kaluan dite e muaj qe siu nda kudo
I bente asaj shenja ome do a po s me do
Pergjigjej shurdhmemecja me mermerine te embel
Te dua ja sa kjo me dore permbi zemer.
Ne mes te bulevardit me shenja c thone valle
Prej askujt su kuptua kjo dashuri pa fjale
Ne mbremjet e vona takohen me gezim
Me gishtat e dores lene ore per takim
Nuk u tremben thashethemeve te botes per rreth
Se fjalet e tyre askush si merr vesh
C´ju kam zili o shurdhmemec!
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.