Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 18 Dhjetor 2007 - 02:34:

Re: Vargu çalues

Citim:
Po citoj ato që tha Pellumb Syku
E qendis bregdetin e ketij muzgu
me gjurmet e mia, qe prape vetmuese
enden e veniten, si rete mbi horizont,
njera pas tjetres. E behen trishtuese
ato tallaze qe rrotullohen shkumbuese
mbi therrmiat e reres, si çdo sekond,
pa Ty qe vazhdimesine me frymezon.

Nje tjeter bregdet shtrihet pertej.
Gjurmet e tua i shprush e njejta vale,
qe perçart percjell ndjenja te trazuara,
me pulhirten dembele qe dal-ngadale
mesyn drejt diellit qe avis mes duarve.
E palos distancen, se kam shume mall,
te di, se ku mrizon zemra ime e ndare.

Ketu ne skaj te vargut tim çalues,
ky qiell nuk flet por vetem tkurret
ne bluhin e vet, e behet me i thelle
tek me len ne medyshjen e zeze.

Ah qiell, po me gllaberon zjarrin
qe me ndezi madherishem.
Ah muzg, po ma çakerdis fatin
me lojrat e tua
krejt te pa-hijshme,
per nje viktime si mua,
viktime dashurie.



Pellumb
Faleminderit qe i shton ndjenje clirimi temes sime.

sinqerisht


Postuar nga ingmetalboy datë 18 Dhjetor 2007 - 02:48:

Rruge ku caloj

Zberthyer ne ekuacione njerzore,
i ndezur nga nje shkendije besimi,
shpriti im merr flake,
ne rathet e hijeve te clirimit.

Dua vertet te caloj ne keto rruge,
te flak paralajmerimet e pervojes?
Edhe ne erresire kur askush s'sheh,
ndjek qorrazi rregullat e lojes.

Ne kete bast, veten mund te humb.
Megjithese askush nuk e di ku do dale.
I stepur kohen pres te kaloje me shprese
ku besim nje mengjez te qete te me fale.


Postuar nga ingmetalboy datë 10 Janar 2008 - 22:16:

Fresket do te behet me vone

Rruga e kurbetit apo rruga e hallit
rruge e zhuritur dhe pse lagesh nga lot.
Nje kthese te ndritur diku e pati
me vegime kujtese ndez zemren me kot.

Imazhe te njohura malesh me debore
me sembojne fshehurazi si mekati i pare.
Duke ecur kujtoj eren e barit te njome.
nga nje fushe e lulezuar mbeti vec nje fare.

Rruga e kurbetit apo rruga e mallit,
hajdut i heshtur qe nga shpirti me vjedh.
Me pafundesine tende te mallkuar
konturet e se kaluares ngadale i zbeh.

Shi mendimesh zbut rrugen perpara meje,
qe me buze te plasura hesht si gjithmone.
Hapat e mi ndihen me te lehte kete nate,
ndoshta fresket do te behet me vone.


Postuar nga ingmetalboy datë 14 Janar 2008 - 21:46:

per te gjithe lexuesit e temes sime!

Kete jave fillova shkollen serisht ndaj postimet e mija do te jene te rralla ( ben vaki dhe zhdukem per ca kohe nga forumi ). Por premtoj qe do te perpiqem te postoj shkrime te mija sa te kem mundesi.

Faleminderit dhe njehere qe lexoni dhe komentoni. Fjalet e ngrohta qe me keni derguar me ka bere te marr rrugen e shkrimtarit seriozisht ( hmmm ose gati seriozisht )

sinqerisht

ingmetalboy


Postuar nga ingmetalboy datë 01 Shkurt 2008 - 09:19:

Dikur nata me intrigonte aq shume
dikur gjumin e perzija me dhune
Dikur truri me ziente nga fantazia
dikur fjalet rridhnin lume nga dashuria.

Shiu binte, mua nuk me lagte.
Asgje nga e verteta mund te me shmangte.
Besimi folene brenda meje kishte ndertuar
Merzia dhe trishtime larg kishin merguar.

Frytet e kesaj peme u duken shpejt.
Erresira nje kujtim i vjeter mbet.
Nje bote te tere pashe si u rrit.
U shemb ne disa minuta, ne kosh u vertit.

K paska qene fati apo mallkimi im.
Te tretem ngadale ne te hidhurin mergim.
Pa pare me kurre mbrapa cfare lashe.
Pa kujtuar me pas nga vetja cfare dhashe.



2 korrik 2005
1:11 am


Postuar nga ingmetalboy datë 22 Shkurt 2008 - 04:13:

Stade mendore

Ndersa Muret shtrihen ne toke
nga ligjet e shnderruar disi.
I gjithe qielli derdhet ne nje gote
dhe hidhet ne oqeanin merzi.

Kuptimi i cdo fjale ne koken tone,
shnderrohet nga theksi i alkoolit,
muskujt nuk kane me fuqi
kembet levizin nga forca e zakonit.

Por kush nuk e ka provuar nuk kupton,
te qenit vetvetja edhe per nje moment.
Aktrimi i perditshem me pas
shnderrohet ne loje absurde pa mend.

Mos ndalo se kerkuari fytyren ne nje gote.
dhe nje agim i ri per syte e mendjes,
do te shfaqet ne horizontin e cjerre
te pyetjeve te gozhduara nga forca e dhimbjes.

Nuk do te pyesesh me cfare duhet te shes
per nje faqe te re ne triologjine njerzore.
Lindja, jeta, vdekja, do te shnderrohen,
thjesht ne stade mendore.


Postuar nga ingmetalboy datë 20 Mars 2008 - 09:10:

Nata me magjine e saj

I lire jam ne kete nate te qete.
Vetem me detin, mikun e vjeter.
I lire jam para fletes se bardhe.
Qete kalon dhe nje dite tjeter.

Zemra ndjen gjethet kur dridhen
bashke me diellin perendon monotonia.
Dita, film i vjeter bardh e zi.
Vetem nata lodron mendimet e mija.

Tani shoh pa hapur syte,
qetesia e nates me rrjedh ne vena.
Te fshehtat e yjeve enderrimtare,
zbulohen ne caste pa te meta.

Jam une ne mengjezin plot drite,
automat shume here i modifikuar.
Por nata me magjine e saj,
ne mua ndez nje zjarr te pacmuar.


Postuar nga Katilesha datë 13 Prill 2008 - 22:07:

Lightbulb

Une I kam gjithmone syte e hapur ,edhe kur fle , edhe kur velloja e loteve te mungeses me verbon castin dhe imazhin e vetes ne pasqyre. .. Une shoh edhe kur jam ne gjumin e sfilitjes dhe rri e bej sehir ne boten e endrrave me leter e lapes perpara duke shkruar endrrat e rradhes. Gjithmone kam pare ato endrra qe kam dashur. Gjithmone kam pare ato endra qe kam mundur t’I realizoj dhe ky fakt tashme ka filluar te me lodhe.  Mekanizmi I endrrave eshte ndryshkur dhe me duhet ta vajis. Kam nevoje te shoh endrra te reja,endrra ku rebelohen simbolikat, personazhet, ku fshihen deshirat, impulset,e pandergjegjshmja, jeta , vdekja ,dashuria, mosbesimi, engjelli dhe demoni. Kam nevoj te shoh endrra te cilat nuk mundem t’I realizoj .Kam deshire te sfidoj boten tjeter dhe te  perleshem me te ne ringun e se pamundures  dhe te dal prej aty me nje kupe ne dore,sikur ka ndodhur deri tani……Sa do te doja te isha e afte te beja nje krim….
 
Kati


Postuar nga ingmetalboy datë 14 Prill 2008 - 04:51:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Une I kam gjithmone syte e hapur ,edhe kur fle , edhe kur velloja e loteve te mungeses me verbon castin dhe imazhin e vetes ne pasqyre. .. Une shoh edhe kur jam ne gjumin e sfilitjes dhe rri e bej sehir ne boten e endrrave me leter e lapes perpara duke shkruar endrrat e rradhes. Gjithmone kam pare ato endrra qe kam dashur. Gjithmone kam pare ato endra qe kam mundur t’I realizoj dhe ky fakt tashme ka filluar te me lodhe.  Mekanizmi I endrrave eshte ndryshkur dhe me duhet ta vajis. Kam nevoje te shoh endrra te reja,endrra ku rebelohen simbolikat, personazhet, ku fshihen deshirat, impulset,e pandergjegjshmja, jeta , vdekja ,dashuria, mosbesimi, engjelli dhe demoni. Kam nevoj te shoh endrra te cilat nuk mundem t’I realizoj .Kam deshire te sfidoj boten tjeter dhe te  perleshem me te ne ringun e se pamundures  dhe te dal prej aty me nje kupe ne dore,sikur ka ndodhur deri tani……Sa do te doja te isha e afte te beja nje krim….
 
Kati


flm qe me zgjove deshiren per te enderruar.


Postuar nga Pellumb Syku datë 16 Prill 2008 - 20:34:

O Manushaqe

Nuk me gjen shpirti paqe,
te di dua por qe mot nuk di:
A me don o Manushaqe,
a me don ti?

Une bluaj, ajo e heshtur rrin,
asnje fjale, vetem shikime.
Po me gerryen momentin tim.

Qe nje jete te thur vargje,
vargje plot me dashuri.
Pse nuk flet o manushaqe,
pse s’flet ti?

Çdo gje perreth veç tkurret
dhe shtepia jone rrin memece
Kureshtja ime fort po druhet.

Çfare po perflitet neper lagje,
ç’pershperitet qe nuk di?
Pse tash qan o Manushaqe,
pse qan ti?

Qan e thote: “O e imja dashuri
une rroj veç ne zemren tende
une rroj veç ne syte e tu.”

Lotet tani m’rrjedhin ne faqe,
me shungullon lajmi i zi.
Çfare po thua o Manushaqe
ç’po thua ti?

Nese ti ke vdekur, atehere une pse rroj?


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.