Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)


Postuar nga Cindi datë 09 Maj 2006 - 17:33:

Kush mund te me ndihmoje ne lidhje me nje gjender qe del ne gryke "thyroglossa" dhe a eshte e rrezikshme per tu konsideruar kancerogone?

FLM


Postuar nga roke datë 09 Maj 2006 - 19:34:

te ndihmon vellai shkurt,paster e bukur.Mos caj koke fare se si ajo qe thua ti kishte nje shoku im dhe i iku tak fap Zemra te gezuara,have nice day e qejf


Postuar nga Cindi datë 09 Maj 2006 - 20:30:

Citim:
Po citoj ato që tha roke
te ndihmon vellai shkurt,paster e bukur.Mos caj koke fare se si ajo qe thua ti kishte nje shoku im dhe i iku tak fap Zemra te gezuara,have nice day e qejf


Sa vjec ishte ai shoku jote re Roke
Neve na i operuan kendej nga New England, kuptohet nga fshati jone.


Postuar nga NS-6 datë 10 Maj 2006 - 04:24:

mund te jete cist...

Cod. A10052006

football,ajo qe po thua ti mund te jete nje cist i tireoglosos qe mund te jete si pasoje e mos zhdukjes perfundimtare te kanalit te tireoglosos(prej te cilit formohen edhe tiroidet).disa copeza mund te mbeten dhe te kthehen ne ciste.nese eshte cist atehere terapia per to eshte kirurgjikale(ne pergjithsi metodat e tjera si carjet ose thithjet me shiringa nuk jane dobiprurese sepse mund te formojne fistula qe jane komunikime mes dy zonave dhe qe ne kete rast do te ishte ndermjet cistit dhe ambientit te jashtem).gjithsesi ky vendim duhet te vleresohet nga endokrinologu dhe pediatri (duke qene se kjo situate tek femijet e vegjel) duke qene se mund te kete edhe qeliza te tiroides ne te!

tjeter gje nuk me vjen ne mendje...


Postuar nga Cindi datë 10 Maj 2006 - 05:28:

Shume faleminderit per info. D.m.th nuk duhet te shqetesohemi me mendimin se mund te kemi ndonje pasoje kanceroze me vone?


Postuar nga NS-6 datë 12 Maj 2006 - 04:24:

ta them te drejten,me ato qe kam lexuar une per cistin e tireoglosos(kryesisht bazuar ne librin "argumente te kirurgjise (piat)",ajo nuk ka pasoja kancerogjene sepse mund te hiqet pa probleme me nje operacion kirurgjikal


Postuar nga NS-6 datë 13 Maj 2006 - 04:52:

Re: 4 pyetje te reja (nr.29,30,31,32)

Cod. A13052006

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6


nr.31
sa eshte kendi ndermjet 2 hidrogjeneve tek molekula e ujit? (31bis: cfare hibridizimi ka uji?)

nr.32
meqe jemi tek uji: sa lidhje hidrogjenore eshte ne gjendje te formoje nje molekule uje dhe si i formon?





atehere 2 prej ketyre pyetjeve po i pergjigjem vete...
pyetja 31: pergjigja eshte 104.5 grade...dhe hibridizimi eshte i tipit sp3.uji ne fakt paraqet nje perjashtim sepse strukturat qe kane nje hibridizim sp3 jane ne forme tetrahedri dhe kendet duhet te ishin rreth 109.5 grade.ne rastin e ujit oksigjeni paraqet 2 cifte elektronesh te lira qe shtyjne njeri tjetrin dhe afrojne hidrogjenet me afer njeri tjetrit...si pasoje kendi zvogelohet.

pyetja 32: nje lidhje hidrogjenore eshte nje lidhje qe formohet ndermjet hidrogjenit dhe nje elementi tjeter qe mund te jete ose oksigjeni,ose azoti ose fluori (nuk me kujtohet nese futet edhe squfuri ne kete grup ).ne rastin e ujit kemi qe 2 hidrogjenet formojne 2 lidhje hidrogjenore...po ashtu kemi edhe 2 ciftet e elektroneve qe ka oksigjeni te lira dhe secili cift ka aftesi te formoje nje lidhje hidrogjenore ne vehte...pra kemi maksimumi 4 lidhje hidrogjenore...per strukturen e ujit do te kete postime ne vehte ne te ardhmen e afert (ose larget...ku i dihet )

kini parasysh qe jane lidhjet hidrogjenore qe e stabilizojne strukturen e ujit dhe se mungesa e tyre do bente qe uji te gjendej ne gjendje te avullt qe ne temperaturen -81 grade...gezohun,sepse shyqyr qe ekzistojne lidhjet hidrogjenore

ka mbetur edhe nje pyetje ne loje per momentin
nr.30
ku qendron ndryshimi ndermjet arteries polmonare dhe arteries bronkiale?

enigem,Dr_Devil,evisa,losto (shif iher ca thote wikipedia mer se pranohet si pergjigje,mos u merzit ),aljohin e te tjere qe nuk kam permend...hajd hajd mos u dorezoni tani


Postuar nga Dr_Devil datë 13 Maj 2006 - 13:51:

arteriet bronkiale dhe polmonare

Cod. B13052006

Arteria bronkiale eshte arterie normale, qe trasporton gjak te oksigjenuar!

 

Arteria polmonare trasporton gjak te paoksigjenuar.

 

Me nje fjale ato gjera qe kemi  mesuar njehere e nje kohe ne 8-vjecare qe cdo arteriet jane ato ene gjaku qe trasportojne gjak te oksigjenuar  dhe venat jane ene gjaku qe trasportojne gjak te paoksigjenuar eshte gabim.

Ne te vertete perkufizimi i arterieve dhe venave eshte ky:

Arterie: ene gjaku qe trasportojne gjak ne drejtim nga zemra drejt pjese te tjera.

Vena: ene gjaku qe trasportojne gjak ne drejtim te zemres.

 

Arteria polmonare del nga barkushja e djathte dhe shkon ne mushkeri.


Postuar nga NS-6 datë 14 Maj 2006 - 03:24:

pyetjet 34,35

...beh,komentet do te ishin te teperta me ato qe ka shkruajtur Dr_D

pyetje te tjera?


nr.34
ne sa tipe ndahet diabeti dhe si mund te jepet nje perkufizim i shkurter per secilin tip?

nr.35
si quhet 2 proteinat qe bejne te mundur tkurrjen e muskulit?

nr.36
sa valent eshte hekuri ne strukturen e hemoglobines?


keto jane disa te tjera...hajd kerkim te mbare


Postuar nga Dr_Devil datë 15 Maj 2006 - 13:32:

pergjgja 34

Cod. A15052006

Diabeti i tipi 1 (varet nga insulina); ndosh atehere kur pankreasi nuk prodhon aq sa duhet insuline. Prek zkonisht femijet dhe adoleshentet edhe pse eshte rritje numri i pleqve me kete semundje.


Diabeti i tipit te 2 (nuk varet nga insulina); Pankreasi (ose gjendra e termishezes si i thone ne shqip) prodhon normalisht insuline. Por eshte trupi ai qe nuk i pergjigjet sic duhet efektit te insulines se prodhuar.

Diabeti i tipit te 2 eshte shume i perhapur dhe zakonisht prek te medhenjte.

per me teper per diabetin:
-Diabeti-Semundja e sheqerit (Cod. A 16032005)


  Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.