Forumi Horizont Gjithsej 46 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 458 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mbi këtë forum (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=111)
-- Per cdo lloj problemi teknik qe keni me Forumin Horizont. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15252)


Postuar nga AndreaPirelli datë 05 Korrik 2008 - 02:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
cdo 4-5 min qenka i rende problemi ... jo mua s'me ka ndodhur e skam degjuar njeri ...


Lexoj dy tre mesazhe ..... duhet te logoj prape, dua te shkruaj nje mesazh, nuk e postoj dot .......... se duhet te log in prape... dhe sic e theksova, nuk kam bere asnje ndryshim tek opsionet e mia (une te pakten )


Postuar nga Fajtori datë 05 Korrik 2008 - 05:13:

Eshte ndryshuar nje opsion i pergjithshem por qe sduhet te kete lidhje me idnetifikimin. Eshte vetem opsion qe mat sa kohe duhet te kaloje qe temat te konsiderohen akoma si te reja.

Nderkohe problemet nu kvaren vetem nga forumi por edhe nga azhornimet qe ben Microsoft dhe software e tjere.

Provo te ndryshosh opsionin tek profili yt:
Ekspoloro forumin duke perdorur cookies? Jo.


Postuar nga AndreaPirelli datë 05 Korrik 2008 - 07:43:

OK thanks


Postuar nga diabolic datë 19 Korrik 2008 - 01:55:

Me erdhi ky email sonte i cili me la i habitur .
"Te dashur anetare te http://www.forumivirtual.com . Me ane te ketij njoftimi duam t'iu informojme mbi nje lajm shume te hidhur per te gjithe vizitoret dhe dashamiresit e forumit virtual.

Pas nje defekti teknik te parikuperueshem, forumi humbi cdo te dhene, cdo postim apo teme te tij. Mbi 30 mije anetare, mbi 8 mije tema, mbi 300 mije postime...

Kjo ndodhi ne ditet me te mira te forumit, kur forumi ishte solid dhe me nje staf jashtezakonisht serioz, korrekt, te palodhur dhe te pregatitur. Nje nder faqet e rralla shqiptare, qe ne cdo ore te dites numeronte mbi 400 vizitore.

Eshte nje dhembje e madhe per NE dhe JU qe kemi shpenzuar ore, dite, muaj e vite duke shkembyer eksperienca me njeri-tjetrin, duke u miqesuar dhe ndihmuar njeri-tjetrin, duke dhene apo marre informacione te ndryshme, duke debatuar mbi cdo problem qe has sot shoqeria jone shqiptare. Eshte po kjo dhimbje qe na shtyn te behemi me te forte, te rindertojme gjithcka nga fillimi, tani qe kemi eksperiencen, pasionin dhe deshiren e mire per te mbajtur sa me prane shqiptaret brenda apo jashte trojeve shqiptare.

Ju sigurojme qe nje rast i tille pa precedente, nuk do te perseritet me.
Eshte logoja jone : Nje komb, Nje gjuhe, Nje e Ardhme, e cila na ben te besojme se ky forum mund te rikthehet me i vizituar dhe me i dashur se me pare. Jane shqiptaret qe kane emigruar qe kane nevoje te lexojne, te dine, te shkruajne dhe te te mesojne ne gjuhen shqipe.

Drejtimi yne do jete serish i orientuar mbi kulturen shqiptare, ndryshimin, perparimin, rreziqet dhe ruajtjen e origjinalitetit te saj, mbi aktualitetet e fundit qe ndodhin ne Shqiperi.

Do shfaqim hap pas hapi ne konteskt pozitiv cdo arritje ne fusha tte ndryshme kombetare apo nderkombetare te cdo shqiptari qe i jep lavdi emrit te tij. Gjithashtu do promovojme cdo talent te ri ne fusha te ndryshme dhe cdo iniciative per te ndertuar nje ambjent sa me te komod.

Ju ftojme TE BASHKOHEMI edhe njehere per te ndertuar gjithcka qe ky komunitet i mrekullueshem qe forumi krijoi, te mbijetoje dhe te lere gjurmet e tij, ne historine virtuale te internetit.

Ju flm.

Stafi
"

Me la te habitur per faktin se pas gjithe asaj pune qe kryhet per mbajtjen ne jete e nje forumi dhe perkushtimi qe betet ne te gjithcka shkon dem , behet pluhur ne ere.Me shqesoi ky fakt sepse mendova qe shume persona qe mund te kene dhene nje pjese te vetevetes atje dhe kan pasur nje ditar virtual kan humbur shume ,ashtu si do te humbja shume une nese ky forum do te humbte te gjitha te dhenat.Nuk dija se ku te postoja kete shkrim dhe po e shkruaj ketu sepse dua qe kuptojm qe megjithese zihemi dhe grihemi ketu brenda por ne fund te fundit ketu kemi nje pjese te kujtimeve te cilat na mbajne gjalle.Nejse shpresoj qe forumihorizont te kete imunitet ndaj sulmeve qe mund ti behen per ti fshire memorien e cila eshte edhe fryma e saj.
Nejse se e zgjata shume ,thjesht me erdhi keq per foruminvirtual ne te cilin kam qene edhe une antar dikur megjithse jo shume aktiv.


Postuar nga lezhjani-82 datë 19 Korrik 2008 - 02:04:

Sa gjynah....gjithe ajo lodhje te shkoje dem ne kete menyre!
Sapo e kontrollova tani dhe meqe e kishin nisur gjithcka nga e para tani forumivirtual kishte vetem 69 anetare....per te ardhur keq.


Postuar nga THe_AnSwEr datë 19 Korrik 2008 - 02:20:

Forumivirtual eshte hapur ne 2005, dhe ne gati 2 vjet beri gati 30,000 users, te gjithe email te userave te regjistruar i ka webmasteri i faqes i cili eshte CoNNecT, mik i ngushte me Fajtorin. Besoj se do kthehen prape ne gjendje qe ishin, dhe pse mund te mari pak kohe.


Postuar nga Fajtori datë 19 Korrik 2008 - 02:47:

Forumi Virtual nuk pati ndonje sulm, por nje problem teknik qe koincidoi me faktore te tjere qe nuk lejuan kthimin ne gjendjen e meparshme. Me erdhi dhe mua shume keq, por s'ke ci ben.

Forumi ketu nga ana tjeter ka patur dhe ka gjithmone nje backup te gatshem ne cdo rast (i fundit dje ne mengjes). As une se imagjinoj dot te humbasin momentet dhe shkrimet ku kemi hedhur veten ketu. Dhe kjo eshte nje nga aresyet pse eshte mbajtur hapur me gjithe zhgenjimet, streset dhe pagesat e permuajshme qe duhet te bej. Eshte nje vend ku secili kthehet dhe gjen veten, krahasohet me te kaluaren, etj. Nuk e di sa e mire eshte kjo, se ndonjehere krijon nje lidhje qe duhet shkeputur me te kaluaren personale. Por eshte ketu ne cdo rast.


Postuar nga THe_AnSwEr datë 19 Korrik 2008 - 02:49:

faje do te leri forumi fukara :p


Postuar nga Lela_Dr datë 19 Korrik 2008 - 03:56:

Ashtu si e ngritem 2 vjet me pare, njesoj do te bejme edhe tani qe ka akoma me teper nevoje.

Fakti eshte qe anetaret s'i kemi humbur (ato qe ishin te perditshem te pakten). Per te tjeret do te vijne avash avash.

Fale stafit qe eshte gjithmone i disponueshem pothuajse 18 ore ne dite, shpresojme qe te heci sa me mire, dhe te rimbushet perseri....edhe pse ndjenjat e 2 viteve te kaluara nuk i kemi me ne ditar......


Postuar nga Ami- datë 26 Korrik 2008 - 03:16:

o Lela ti e ke ngritur lale?

po jo dy vjet me pare lal kontrolloje mire historikun...

Ndoshta e ke fjalen per mbylljen dhe jo hapjen


  Gjithsej 46 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 458 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.