Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Gerdec (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15561)


Postuar nga BIONDIA datë 30 Mars 2008 - 22:15:

E di qe nuk i ke bere ti keto pyetje sarandaebukur drejtova sepse e kishe shkruar ti dhe pse mendoj se keto pyetje i ben cdo kush ne shqiperi dhe ai qe sdi te shkruaje se nuk duhet te jesh ndonje gazetr i mbraruar qe te shkruash realitetin makaber te vendit tone.
Problemi eshte te perjigjgjesh ketyre pyetje se ske nerva sa per ministrine e PAPUNESISE(se ministri e punes eshte turp ta quash) nuk ka cte them .


Postuar nga sarandaebukur datë 30 Mars 2008 - 22:22:

No comment

Rrofte Shqiperia ..poshte  monstrat..

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Postuar nga Fajtori datë 30 Mars 2008 - 23:29:

Une se kuptoj ku qendron problemi. Trafik armesh bejne te gjithe shtetet dhe nuk eshte e jashteligjshme. Ajo qe preokupon eshte menyra si qeveria jone i ka vene shkopat nen rrota marredhenieve me SHBA duke futur firmen zvicerane qe i blinte me 22$ dhe i shiste me 40$ tek amerikanet. Qe aty ka korrupsion une e besoj koke e kembe se eshte pak e veshtire te mendoj se ku ka lek te tille dhe manovrime te tilla mos kete perfitime Pinari, Mediu apo Berisha. Thjesht Berisha ben sikur si di, ose ose... edhe sikur mos dije nuk ka pergjegjesine morale te mbaje pergjgjesi per instancat shteterore qe i cuan atdheun ne shperthim.


Postuar nga ksenia datë 30 Mars 2008 - 23:48:

po te besh nje llogari cdonjeri prej nesh e ka ndonje xhaxha, gjysh, teze, kusheri te 2, 3 ish anterare te byros komuniste...
Populli do ti sjelle ne pushtet serisht ata politikane se rrota ne ata njerez rrotullohet dhe kjo eshte arsyeja qe nuk ka me protesta,qe normalisht duhet tw ishin te pritshme ne nje situate te tille...Une personalisht do te dilja me deshire te protestoja por nuk kam se ke te zgjedh per te vene ne ate qeveri...
Kam krijuar pakenaqesira edhe nga PS qe dikur e votoja me padiskutime..
Ngjarja e Gerdecit tregoi edhe nje here babezine e pushtetareve si te atyre qe iken ashtu edhe te aktualeve.
Ndihem e ulur gju me gju me korrupsionion, me shushunjat dhe e pafuqishme per te ndryshuar aktualitetin...
Personalisht kam qene me fshataret e zonave te prekura nga tragjedia dhe jam rrentqethur nga varferia migjeniane e tyre...Fshatrat tona i ka zene qameti me kohe...
Uroj vetem qe kjo qe ndodhi mos te ndikoje ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 31 Mars 2008 - 16:52:

bla bla bla Gerdec ........bastaaaaaaa mbaroi atje ,ketu fillon jeta e re ,mjaft sikur tju kete ndodhur 11 shtatori juve ..........e finitaaaaaaaaaa ,mbylleni kete teme ...............


Faje sa ishte ajo bileta per Alaska


Postuar nga Tulipani datë 31 Mars 2008 - 18:03:

Kete punen e Natos se kam marre vesh une. Gerdeci do na prishi apo s'do na prishi pune?!! Se mos dhe po hyme do hyjme se plotesojme kushtet, akoma na rren mendja per kete gje?

Po rrejne popullin e shkrete e po e lene pa gjume me kete punen e Natos sikur eshte ndonje shpetimtar. Po mire Usa and co pa vende te reja per ti shitur avione e arme te reja do rrine? Vete do ti paguajne te gjitha shpenzimet e "misioneve humanitare" ? Te rrime te qete se s'na lene perjashta jo.


Postuar nga NS-6 datë 31 Mars 2008 - 21:45:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
bla bla bla Gerdec ........bastaaaaaaa mbaroi atje ,ketu fillon jeta e re ,mjaft sikur tju kete ndodhur 11 shtatori juve ..........e finitaaaaaaaaaa ,mbylleni kete teme ...............



tamom e ke ti...vari mer trajsen! perderisa nuk ndodhi me 11 shtator kujt i bi mendja...pastaj 3 ditshi kaloi kshu qe ska pse te quhet mo cudi!ne mbyllem syte e veshet ne '97 kur u bome cope e cike jo mo spo mbyllin syte per nje shperthim te nje fshati te harrum dhe per nje trafik armesh si ai qe eshte permendur...e di cfare? keto fjale do ja them edhe nje shokut tim qe ka pase shtepine ne afersi te asaj zone dhe ju shkaterrua gjysma e shtepise nga vala e goditjes dhe i ishte plagosur edhe nje i aferm,kshu sa per ti dhene zemer!

ne nje situate ku "nuk funksionoi" asgje pervec kryeministrise,vaj halli ca duhet me prit! po sic thu edhe ti,perderisa nuk u degjua deri tek ty (dhe tek une) hajd mer moooo...do gjejm nei muhabet tjeter ne kafe kshu qe duhet me me mbyll ket muhabet se u bajat fare! rrofte partia,rrofshin ato qe kemi ne krye...marrcin nga ditet tona! dite edhe me te mira do ta presin popullin tone! nga fitorja ne fitorje!


Postuar nga sarandaebukur datë 01 Prill 2008 - 22:11:

Rama: Ne shesh kunder Berishes


E Marte, 01 Prill 2008

Oli Xhilaga

Opozita rikthehet serish ne shesh, per te protestuar kunder qeverise "Berisha". Do te jete 4 prilli, date ne te cilen vendi pret te marre ftesen per t'u anetaresuar ne NATO, ne Samitin e Bukureshtit, dita e zgjedhur nga e majta per te manifestuar ne sheshin "Skenderbej". Por, kjo proteste ne kete rast do te jete e konceptuar dhe si nje lloj feste, pasi do te perfshije dy elemente kryesore. Kesisoj, ky manifestim do te perfshije dhe nje koncert brenda tij, duke festuar marrjen e fteses per anetaresim ne kete aleance, per te cilen shpresohet. Ishte vete kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili duke ftuar te gjithe qytetaret ne shesh, beri me dije se diten e premte festohet per kete ftese, dhe do protestohet per largimin e Kryeministrit Sali Berisha. "Une i ftoj te gjithe bashkeqytetaret dhe bashkeqytetaret tona, qe duan t'i thone "PO" NATO-s dhe "JO" Berishes, qe pasditen e se premtes te jene ne sheshin 'Skenderbej'", vuri ne dukje Rama dje gjate nje komunikimi me mediat.

Protesta

Kupola roze do te organizoje te premten nje proteste, e argumentuar si pergjigje ndaj kerkeses se qytetareve per nje veprim te tille. Kryetari i PS-se, Edi Rama, duke bere me dije lidhur me kete fakt, theksoi se "ne socialistet shqiptare u pergjigjemi pozitivisht kerkeses se mijera qytetareve dhe qytetareve shqiptare per organizimin e nje manifestimi te madh ne sheshin "Skenderbej", te premten e kesaj jave, per te shprehur vullnetin e palekundur qytetar, qe te ecim ne rrugen e se ardhmes sone ne NATO. Njekohesisht vullnetin po aq te palekundur per t'u ndare nga kjo qeveri e politikes se vjeter, te se shkuares e drejtuar prej njeriut, qe duhet te jape doreheqjen dhe te leshoje imunitetin e tij si pergjegjes per tragjedine e Gerdecit dhe per skandalin e trafikut te armeve". Njekohesisht, ndalur ne dy shtyllat kryesore, mbi te cilat organizohet kjo proteste, Rama vleresoi se ne manifestimin e se premtes qytetaret dhe qytetaret shqiptare do te shprehin bindjen konsensuale te ketij populli per perkatesine tone te natyrshme, ne familjen e popujve aleate te rreshtuar ne NATO, si dhe kerkesen e shumices absolute te shqiptareve per doreheqjen e Kryeministrit dhe zbardhjen deri ne fund te krimit shteteror. Krim, i cili, sipas tij, polli bomben e Gerdecit dhe qe turperoi Shqiperine ne syte e botes me skandalin e armeve te trafikuara.

Koha Jone

................................

Po iku Sala kush do vihet ne vende te tij ..Edi apo Iliri...??/


Postuar nga Niqua datë 02 Prill 2008 - 00:00:

cdo dite e me shume me shtohet dhimbja per to
per mua eshte isjoj si 11 shtatori ne usa


Postuar nga BIONDIA datë 02 Prill 2008 - 01:21:

Kushdo qe do vihet nuk do beje asnje ndryshim vetem se do pasurohen akoma per veten e tyre do fusin miqte e tyre ne pune e populli sic ka qene do ngelet.
Problemi eshte se tani thone do ndihmojne Gerdecin sepse jane akoma tv,mediat ,gazetaret dhe duan te iki Berisha h por mendoj sa sa te kaloje disa muaj sdo kujohen me per keta njeres ..


  Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.