Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga BIONDIA datë 06 Shkurt 2010 - 15:34:

Re: permesso di soggiorno a punti

Citim:
Po citoj ato që tha al74


1 - te dimostroje qe flet rrjedhshem italishten
2 - te njohe "Kushtetuten" italiane
ps. kujtoj qe ne mars zhvillohen zgjedhjet bashkiake




me gjuhen e kushtetuten e kam keq me prinderit... mami gjene me flet pak me mire dhe rrjethshem italishten ,po babit cfare ti bej me ka nje theks shqipnie te mesme ...ne kete kishim manget imen na u ba ma keq si patenta me pike..


Postuar nga Fajtori datë 06 Shkurt 2010 - 17:09:

Greqi, kritere te rrepta per dhenien e nenshtetesise

"Besojme se eshte nevoje kombetare, shoqerore dhe ekonomike integrimi i emigranteve legale ne shoqerine greke", thote Joannis Ragousis, minister i Brendshem grek.

Kritere me te rrepta ka vendosur qeveria greke ne projektligjin e ri per dhenien e nenshtetesise, emigranteve te ligjshem qe jetojne ne Greqi, si edhe femijeve te tyre.

Nga kriteret qe u ndryshuan me kryesoret jane: Femijet e huaj qe lindin ne Greqi marrin automatikisht nenshtetesine greke vetem kur te dy prinderit emigrante jetojne ne menyre te ligjshme te pakten pese vjet ne vend; mund te marrin gjithashtu nenshtetesine femijet e emigranteve te ligjshem qe nuk kane lindur ne Greqi, por kane ndjekur me sukses per 6 vjet mesimet ne shkollen greke; nder kushtet thelbesore per dhenien e shtetesise eshte njohja e mire e gjuhes greke, historise dhe kultures ,te cilat edhe do testohen nga komisione te vecanta,ndersa qe te pranohet kerkesa per nenshtetesine duhen edhe tre letra rekomandimi nga shtetas greke; emigranti qe te mund te bej kerkesen per nenshtetesine, duhet te kete jetuar per pese vjet ne Greqi ndersa pergjigja nga ana e shtetit do te jepet brenda 2 vitesh.

"Do te duhet qe kriteret te behen me serioze dhe me te rrepta, te zbatojme pra edhe ne Greqi legjislacionin dhe eksperiencen europiane", thote Panos Panagiotopoulos, zedhenes i Demokracise se Re.

----------------------------------

Interesante e ? Shqiptaret e shkrete po detyrohen te mesojne gjuhen dhe kulturen e vendit ku jetojne. Barre e rende historike. As ne Shqiperi se bejne kete.


Postuar nga aldarkm3 datë 06 Shkurt 2010 - 18:23:

a duhet shqiptaret te marrin nenshtetesine e huaj ?


Postuar nga arturm datë 06 Shkurt 2010 - 18:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Interesante e ? Shqiptaret e shkrete po detyrohen te mesojne gjuhen dhe kulturen e vendit ku jetojne. Barre e rende historike. As ne Shqiperi se bejne kete.


Fajtoro!

Pse nuk futesh ne politike ti? Kjo aftesia per tu pergjigjur tjeter per tjeter do te te ndihmonte shume.

Mos na ngaterro nenshtetesine me lejen e qendrimit. Jane dy koncepte krejt te ndryshme, dhe partia qe simpatizon ti do qe piket ti fusi per lejen e qendrimit (thjesht sa per tu veshtiresuar jeten prinderve te Biondes se tjeter gje s'do zgjidhin po nejse).


Postuar nga arturm datë 06 Shkurt 2010 - 18:28:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
...mami gjene me flet pak me mire dhe rrjethshem italishten...


epo .... mamit i duhet me shume gjuha ........ per telenovelat 


Postuar nga cecilia datë 06 Shkurt 2010 - 18:30:

Citim:
Po citoj ato që tha aldarkm3
a duhet shqiptaret te marrin nenshtetesine e huaj ?



Pyetje shume e mençur.

Do jap mendimin tim, te kerkosh nenshtetesine do te thote te kesh me pak 'lodhje' administratore.Te kerkosh nenshtetesine do te thote t'a meritosh ate.

Po te kapim vetem rastin e shqiptareve eshte rast i veçante,sepse ne s'kemi shtet i cili mbron te drejtat tona sikurse nje shtet perendimor,shteti jone per nje cop letre i nxjerr shqiptarit nje qerre telashe,per nje procedure te vogel shqiptari i 'shkrete' eshte i detyruar te presi me jave e me muaj.
Pra mendoj se eshte çeshtje e nderlikuar pse shqiptari kerkon nenshtetesine e huaj. Nuk behet fjale per çeshtje morale vetem por per çeshtje jetese.


Postuar nga aldarkm3 datë 06 Shkurt 2010 - 18:38:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia



Do jap mendimin tim, te kerkosh nenshtetesine do te thote te kesh me pak 'lodhje' administratore.Te kerkosh nenshtetesine do te thote t'a meritosh ate.

Po te kapim vetem rastin e shqiptareve eshte rast i veçante,sepse ne s'kemi shtet i cili mbron te drejtat tona sikurse nje shtet perendimor,shteti jone per nje cop letre i nxjerr shqiptarit nje qerre telashe,per nje procedure te vogel shqiptari i 'shkrete' eshte i detyruar te presi me jave e me muaj.
Pra mendoj se eshte çeshtje e nderlikuar pse shqiptari kerkon nenshtetesine e huaj. Nuk behet fjale per çeshtje morale vetem por per çeshtje jetese.

Sa per ne te rriturit e marrim apo nuk e marrim neneshtetesin pak rendesi ka pasi e verteta eshte se nuk ndjejme edhe ndonje gje te madhe per ato vende ku jetojme por per femijet tane ajo eshte jetesore .Nga ana ime personalisht femijen tim do ta edukoje qe te doje dhe respektoje vendin ku ajo jeton .


Postuar nga Piktor datë 06 Shkurt 2010 - 19:00:

Mos ta kuptojme ligjin, (ligjine ri italian mbi emigracionin) si diçka personale apo drejtuar vetem shqiptarve.

Ne kete kontekst doja tu thoja se Italia punon ne te drejten e saj pa harruar se mbrapa ketij ligji ka edhe perfitime ekonomike etj.
Burokracira, takime, marka da bollo etj.
Persa u perket shqiptarve ne pergjithesi komuniteti shqiptar nuk do te jete dhe aq i demtuar nga ky ligj, duke pasur parasysh se shumica jane me letra te rregullta tashme.
Po keshtu edhe nga perfitimi i liberalizimit te vizave deri ne fund te vitit.
Problem do te jene te huajt e tjere te sapo ardhur dhe qe lehtesisht burokracia mund ti veje perballe disa problemeve qe duan kohe dhe çmim.

E fundit do thosha se nuk e kuptoj se perse shteti italian merret gjithnje me te rregulltit dhe nuk ben asgje per, parregullsite dhe kriminelet qe bredhin lirshem neper Itali, apo u duhen si karrem per te punuar mbi te ligjshmit.


Postuar nga BIONDIA datë 06 Shkurt 2010 - 19:42:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


epo .... mamit i duhet me shume gjuha ........ per telenovelat 



e ke gabim i dashur artum si del koha me pare telenovelat sepse ka 4 niper me i majt e ka mesuar me shume nga femijet ...babi si pensionist duke nejt vetem me shqiptare nuk eshte lodh shume me e mesuar e me e fol kaq mire sa kerkon faja me shoke ...
Fajtor amon te keqen mos me dil me keto konkluzione qe nuk qendrojne as ne qiell as ne toke se dhe ajo pak dashuri qe kam per ty me iken kur i lexoj ksoj mendime bosiane qe "kushtetuten se di italiani qe o le e rrit ketu e smerr vesh nga ligjet e ti pretendon ta di baba im 60 vjec e kusur qe ne itali ka ardh nga halli jo nga qefi pretendoje kete gje nga ato njeres si ty qe kohen e kalojne mbi libra jo nga muratori qe i bie kurrizi ne llac e tulla ska kohe me lexu e praktiku kamasutren jo me kushtetuten italiane ...


Postuar nga Fajtori datë 06 Shkurt 2010 - 19:42:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Fajtoro!

Pse nuk futesh ne politike ti? Kjo aftesia per tu pergjigjur tjeter per tjeter do te te ndihmonte shume.

Mos na ngaterro nenshtetesine me lejen e qendrimit. Jane dy koncepte krejt te ndryshme, dhe partia qe simpatizon ti do qe piket ti fusi per lejen e qendrimit (thjesht sa per tu veshtiresuar jeten prinderve te Biondes se tjeter gje s'do zgjidhin po nejse).



Nuk ishte pergjigje, por mesazh ne temen "Aktualitete mbi emigracionin".

Politika presupozon te dihen pikat e dobeta te asaj qe flet, para se te flasesh. Besoj se s'ka vend per politike te pergjigjia jote.

Megjithate ka te miren e vet qe e ndjen veten te afte per debat politik.


  Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.